Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar gjendje gatishmërie për të gjitha njësitë raketore, në mënyrë që të nisin sulmin ajror kundër bazave amerikane në jug të Oqeanit Paqësorit, si dhe kundër Koresë Jugore.
Ky veprim vjen si kundërpërgjigje e dërgimit të armatimit Amerikan "B-2 Stealth” në Korenë e Jugut, si dhe ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që po mbahen me Seulin.
Sipas agjencisë koreale të lajmeve KCNA, Kim Jong-un ka firmosur planin mbi përgatitjet teknike të raketave strategjike, duke urdhëruar gadishmëri për sulm”.
Kim tha se "ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë, duke pasur parasysh gjendjen mbizotëruese".
/mesazhi/