Koreja e Veriut mund të sulmoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u raportua të dielën nga mediat koreanojugore, të cilat cituan zyrtarët ushtarakë të vendit.
Sipas tyre, Koreja Veriore posedon raketa me rreze prej 10 mijë kilometerash, të cilat janë në gjendje të godasin Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Europën.
Ky përfundim erdhi pasi ushtria bëri matjet e kapacitetit të raketës bërthamore, e cila dërgoi një satelit në hapësirë gjatë javën së kaluar, thekson e përditshmja britaneze Telegraph.
lansimi i satelitit nga Koreja Veriore shkeli një rezolutë të OKB-së për testimet e raketave me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht sanksioneve dhe presionit ndërkombëtar me të cilat përballet Koreja Veriore.
Korea e Veriut lansoi një satelit në hapësirë një javë më parë, pavarësisht shenzimeve të mëdha që pati ky aksion. Në anën tjetër një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga uria.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha