Një ekip i Kombeve të bashkuara pritet të arrijë në Damask brenda 48 orësh për të diskutuar zbarkimin e vëzhguesve të armë-pushimit në Siri.
E marte 3 Prill 2012 18:46
Si pjesë e një plani paqësor, të propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Aarabe, Kofi Anan, rreth 250 vëzhgues të Kombeve të Bashkuara do të vendosen në Siri në kuadër të një misioni monitories.
Por, zbarkimi i tyre ende kërkon miratimin nëpërmjet një rezolute të Këshllit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të hënën, Anan ka thënë se presidenti sirian, Bashar al Asad ka premtuar se do të tërheqë trupat dhe armatimin e rëndë nga rajonet e populluara deri më 10 prill.
Ndërkohë, aktivistët njoftojnë se luftime të ashpra janë zhvilluar të martën në vendet ku janë të pozicionuara forcat opozitare.
Që prej vitit të kaluar, rreth 9 mijë njerëz janë vrarë nga regjimi i presidentit sirian./rfe/