Besnikëria dhe drejtësia
Shpesh dëgjojmë njerëzit duke folur në favor të atij që e duan, edhe pse për personin në fjalë e dimë mirë se ka kryer vepra të këqija. Kjo quhet besnikëri. Kur bëjmë vepra të pahijshme, mendojmë se ai që e duam duhet të qëndrojë në krahun tonë, duke iu referuar kësaj si ‘besnikëri’. Megjithatë, me këtë gjest e kemi shumë gabim. E vërteta është elementi më i rëndësishëm drejt qeverisjes së jetës sonë; nëse jemi në gjendje t’i qëndrojmë përballë drejtësisë, atëherë me këtë automatikisht kemi arritur që të jemi të fortë në të gjitha aspektet e jetës, njëkohësisht duhet shtuar se njerëzit që kryejnë gjëra të pahijshme dënohen sipas veprës së kryer.
Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë thotë:
“O ju që besuat, vazhdimisht bëhuni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose të afërmve, qoftë pasanik ose varfanjak, pse Allahu e di më mirë për ta. Atëherë, mos e ndiqni emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu e di hollësisht se çfarë punoni.”
Kur të mbrojmë ndonjë person nga ndëshkimi mbi veprën dhe gabimin e bërë, ka të ngjarë që mos ta dallojmë, mirëpo në këtë rast kemi bërë dy gabime. Së pari: Nuk jemi përkrahës të së mirës. Së dyti: Inkurajojmë keqbërësin që të bëjë vepra të këqija edhe më tej. Personi i cili është sjellë në mënyrë të padenjë mësohet që t'i shmanget dënimit, së këndejmi, ai vazhdon jetën e tij të mëparshme duke bërë gjynahe.
Natyrisht, kur kemi të bëjmë me njerëz të dashur, që janë përfshirë në vepra të këqija, është e vështirë që të dëshmohet sipas drejtësisë, mirëpo, në të njëjtën kohë, është shumë e lehtë që të ngrihemi dhe të jemi përkrahës të drejtësisë, t’i shmangemi së ligës dhe keqbërësve.
Ç’duhet vepruar më tutje? Këtu kemi përgjigjen:
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu di për çdo gjë që veproni.”
Asnjëherë nuk duhet harruar të dëshmohet e drejta, pavarësisht nëse keqbërësit kanë qenë të afërm apo të largët.
Në mendjet dhe zemrat tona duhet që gjithmonë të jetë parësore e vërteta dhe drejtësia.
Kjo është e vetmja rrugë për të qenë të devotshëm.