Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim Islam] Besnikëria ndaj bashkëshortit ia shpëton jetën! | |
- Lojaliteti dhe besnikëria ndaj bashkëshortit ia shpëton jetën gruas algjeriane nga vdekja e sigurt gjatë rrëmujës në Mina. Aisha Iyad (62) thotë se bashkëshorti i saj Muhamed Raxhi (73) u ankua për dhimbje të forta në stomak, derisa ata ishin duke shkuar rrugës për në xhamarat, ditën kur ndodhi tragjedia. Ajo insistoi të kthehet në tendën e tyre dhe t’ia sjellë ilaçet. Derisa Raxhi luftonte për jetën e tij në rrëmujë, gruaja e tij nxitonte që t’ia sjellë ilaçet... Iyad, duke qarë, tregon historinë e saj. Ajo thotë se bashkëshorti i saj kishte dhimbje të mëdha, derisa ata ishin në Muzdelife. Kur arritën në Mina, rreth orës 7:30, dhe filluan ta gjuajnë me gurë shejtanin, dhimbjet e tij u shtuan dhe u bënë të padurueshme. Ajo e luti atë që ta pret derisa të kthehet me ilaçe kundër dhimbjes. "Ai nuk më lejonte të shkoj, dhe insistonte që ta kryejmë udhëtimin tonë drejt xhamaratit, por unë nuk lëshova pe", thotë ajo. Gruaja e pikëlluar thotë se ajo u kthye në tendë, mori ilaçet, por kthimi i saj, për shkak të mbingarkesës, u shty për më shumë se tre orë. "Kur u ktheva në rrugën ku duhej të takoheshim, u befasova. Aty pashë kordonin e sigurisë dhe shumë makina të ndihmës së shpejtë. Disa haxhinjë më njoftuan për incidentin tragjik", tha Iyad, e cila për herë të parë, bashkë me bashkëshortin e saj erdhën në . Iyad ka dhjetë fëmijë, të cilët gjatë tërë kohës e kontaktonin dhe kërkonin babanë që t’ia uronin kryerjen e haxhit, por ajo çdo herë u thoshte se ai është në gjumë. "Në ditën e incidentit, rreth orës 10:00 në mbrëmje, djali im 37 vjeçar, Belkasimi më tha se kishte dëgjuar për tragjedinë," tha ajo. Iyad nuk kishte mundësi më ta fshihte lajmin për vdekjen e bashkëshortit të saj. "Unë jam besimtare, e durueshme dhe e pranoj caktimin. Por, dëshira ime e fundit është që ta shoh edhe një herë para se ta varrosin", tha ajo.:
| |
|