Thuhet se një herë derisa Imam Shafiu po ligjëronte, Junus Ibn Abd El-Ala’, njëri prej nxënësve të Imam Shafiut r.a, nuk ishte dakorduar me mësuesin e tij, Muhamed Ibn Idriz Esh-Shafi, në një prej çështjeve të Fikhut. Ai në shenjë revolte e braktisi ligjërimin dhe shkojë në shtëpinë e tij. Në mbrëmje papritmas dera trokiti:
Junus Ibn Abd El-Ala’, i habitur nga kjo trokitje- pasi që nuk e priste ndonjë vizitë në atë kohë- pyeti: Kush po troket në derë?
Trokitësi: Jam unë, Muhamed Ibn Idrizi. Ia kthejë përgjigjën.
Ndërsa Junus Ibn Abd El-Ala’ thotë se në kokën time kanë ardhur të gjithë emrat Muhamed që njihja me përjashtim të Imam Shafiut pasi që nuk mund ta merrja me mend se ai mund të vinte tek unë pas asaj që kishte ndodhur, e aq më pak në ato orë të vona.
Pasi që nuk mundi ta kuptojë se kush ishte, ai e hapi derën dhe u habit edhe më shumë kur e pa se para tij po qëndronte pikërishtë përsoni që më së paku e priste.
E ndërsa Imam Shafiu fillojë ta këshillonte nxënësin e tij duke i thënë: O Junus, neve na bashkojnë me mija çështje e dëshiron të ndahesh për shkak të një mospajtimi? Mos tento që në çdo mospajtim të dalësh fitimtarë ngase shpesh herë më me rëndësi ka të fitosh zemrat sesa debatet! Mos i shemb urat që ndërtove dhe nëpër to kalove ngase mund te të duhen që të rikthehesh përsëri përmes tyre! Çdo herë urreje gabimin por asnjëherë mos e urrejë gabimtarin, urreje me tërë qenien tënde mëkatin por fale dhe mëshiroje mëkatarin! Kundërshtoje fjalën por respektoje thënësin sepse qëllimi jonë është që të shërojmë sëmundjet e assesi të vrasim të sëmurët.
Këto këshilla meritojnë të shkruhen me uji ari…
Ah sikur të merrëshin për bazë dhe të merrëshin si metodologji e jona në sjelljet tona ndaj të tjerëve, e në veçanti në diskutimet dhe polemikat tona, me siguri se do të shmangnim shumë prej problemeve dhe prej ngatërresave në të cilat gjendemi./Mesazhi/
Perktheu: Mr Artan Musliu