Presidenti
egjiptian, Hosni Mubarak, i është drejtuar popullit përmes kanalit të
televizionit shtetëror, ku vë në pah se nuk e ka ndërmend të kandidojë
në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në shtator.
Mubarak, duke folur në televizionin kombëtar, ka premtuar reforma
kushtetuese, porse ka theksuar se dëshiron që të mbetet si president
deri në fund të mandatit, transmeton BBC.
“Egjiptianët janë të durueshëm dhe mund të presin edhe për disa muaj deri sa ai të largohet”, thotë gazetari i BBC, Jim Muir.
Mubarak, gjithashtu, drejtoi kritika ndaj demonstruesve, duke
shprehur se protestat civilizuese u shndërruan në të dhunshme, në
drejtimin e disa frikacakëve politikë.
Ai i përfundoi fjalët e tij duke thënë se nuk dëshiron që të largohet nga Egjipti.
“Ky është vendi im. Këtu kam jetuar. Kam luftuar dhe e kam mbrojtur
vendin tim; interesat dhe sovranitetin e tij dhe këtu do të vdes”, është
shprehur Mubarak.
Nga ana tjetër, shumë egjiptianë nuk janë të kënaqur me zotimin e Mubarakut se nuk do të kandidohet sërish.
“Kjo është nuk është e mjaftueshme. Ne e kemi një kërkesë. Dëshirojmë
që ai ta lëshoj vendin menjëherë, jo nesër”, ka thënë avokati Mahmud
Safi, pjesëmarrës në demonstrata, ndërsa e transmeton CNN.
Sipas asaj që e transmeton Al-Xhazira, në Aleksandri ka pasur
përleshje ndërmjet demonstruesve antiqeveritar dhe simpatizantëve të
Mubarakut. Madje, janë dëgjuar edhe të shtëna.
(Breziiri)