Vëllazëria myslimane në Egjipt, që përbën pothuajse gjysmën e vendeve në parlament, kanë thënë se do të kandidojn me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale, duke anuluar një vendim të mëparshëm për të mos marrur pjesë.
Një fitore e mundëshme nga kandidati i tyre strategu, kryetari i grupit dhe nënkryetari Khairat al-Shater , do t'i jepte lëvizjes një kontroll të fortë në të dy degët legjislative dhe ekzekutive të vendit.
Njoftimi erdhi të shtunën në një konferencë për shtyp në Kajro duke i dhënë fund një jave spekulimesh dhe konfuzionesh brenda grupit, i cili beson në parimet islame që i rregullonë të gjitha aspektet e jetës publike dhe familjare.
Shtypi Egjiptian e përshkruan al-Shaterin si një biznesmen multi-milioner dhe një prej financuesve kryesore të Vëllazërisë.
Ai është në vitet e gjashtëdhjeta , u bashkua me Vëllazërinë në vitin 1974, ka qenë i burgosur katër herë që në total ka qëndruar shtatë vite në burgë nën akuzat në lidhje me anëtarësimin e tij në lëvizje./Mesazhi/