-Falenderimet qofshin per Allahun.Salavatet per pejngamberin Muhamedin a.s,familjen ,shoket,dhe mbi te gjithe pasuesit e sunetit tij deri ne diten e mbrame.
"Jo,por ju e parapelqeni jeten e ksaj bote.Edhe pse jeta e amshueshme eshte me e mire dhe me e gjate"(el-A'la,16-17).
Te nderuar vllezer dhe motra ne Islam!
Njerzit investojne ne sfera te ndryshme te jetes.Dikush parate dhe pasurine e vet e investon ne gjera qe do t'i bien te ardhura dhe qe do ta bejne ate me te rehatshem dhe te qete.
Dikush investon ne ndonje objekt per pushim,ne bregdet ne mal,etj
Dikush investon ne ndonje biznes ....
Por,shtrohet pyetja se cili investim eshte me i miri?
Ku munde te behet investim qe njeriut munde t'i sjelle lumturine e perhershme,paqen dhe prehjen e pafundme?
Si munde te krijohet nji rend apo sistem ,qe nuk eshte i perkohshem,qe nuk renohet dhe nuk prishet?
Allahu na orienton duke thene:"Bota e ardhshme eshte njemend me e mire per ty se kjo bote!"(ed-duhh,4).
Pra,investimi me i mire eshte ,investimi i bere per boten tjeter (ahiretin).Lumturia dhe kenaqesia e pafundme e njeriut varen nga investimi per boten tjeter.Sepse ky investim eshte per nje jete te perhershme.
Vllezer te respektuar ne Fe!
Jeta e dunjase harxhohet ,e shkon bashke me fletet e keputura cdo mbremje nga kalendari yne.Do te vije koha kur nuk do te jemi ne gjendje qe ato flete t'i kepusim.Jeta do te mbaroi.
Pasuria do te mbetet ne kete bote.Nese nuk kemi bere pergaditje per boten tjeter ,atje do te perballemi me huti dhe shqetesime te medha!
Ahireti eshte nje jete e perhershme ,Le tu permbahemi urdhrave te te madhit Zot !Investimet tona le te mos i bejme vetem per kete bote kalimtare po ti bejme per ate qe nuk perfundon FARE.
prg.Burim Sherifi
per.Forumin...Islamieshtedrit.com