Letër dashurie - Oj gruaja ime e ardhshme, qëndro e fortë në këtë furtunë
PDF | Print | E-mail
El-Sebt 17 Dhul Kadeh 1432 / 15 10 2011alt
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, të Gjithëmëshirshmit
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,
Gruas time të ardhshme, e cila do t‘i lind fëmijët e mi dhe do ti edukojë ata me Teuhid dhe Ahlak duke e marrë si shëmbëlltyrë Resulullahun salAllahu alejhi we selem dhe pasuesit e tij të cilët qëndrojnë në rrugën e drejtë të Teuhidit dhe Xhihadit. Po të shkruaj ty këtë letër në mënyrë që mos të zhgënjehesh dhe mos të mërzitesh një ditë duke e gjetur një partner si mua i cili është përlotë mangësi.
Gruaja ime e ardhshme, po ta shkruaj këtë letër në mënyrë që ta kuptosh më mirë rrugën në të cilën do të udhëtojmë dhe për ku do të drejtohemi ne si krijesa të Allahut që jemi të ngarkuar me barrë nga i Madhërishmi në këtë botë të përkohshme. Kështu që do të jemi më mirë të përgatitur që ta kuptojmë njeri-tjetrin, ta vëmë veten në pozitën e tjetrit dhe të jemi mirënjohës për atë që ka caktuar Allahu subhanehu we te‘Ala për familjen tonë.
Gruaja ime e ardhshme dhe nëna e ardhshme e fëmijëve të mi, ti sigurisht tashmë e din se në cilën rrugë unë po udhëtojë dhe se çfarë lloj jete unë dëshiroj ta kem. Shpresoj se do të jesh shoqëruese e imja që është e kënaqur në këtë jetë në mënyrë që unë të qëndroj (istikame) në rrugën e Resulit dhe pasuesve të tij. Gjithnjë bëje thirrjen në Teuhid, gjënë me të rëndësishme në jetë dhe përherë mësoja njerëzve rëndësinë e rikthimit tek burimi/themeli baza e këtij dini, Islamit.
Ndoshta më vonë do të ketë shumë sprova, vështirësi dhe vuajtje duke u hasur në vështirësi gjatë martesës sonë, si çdo krijesë njerëzore ne mund të psherëtijmë/ofshajmë, të qajmë, dhe madje mund ta mallkojmë edhe fatin. Por ji e sigurt, çdo gjë është vetëm një sprovë që të na bëjë neve njerëz të përsosur dhe që të edukohemi të qëndrojmë fortë në çdo kohë dhe çdo gjendje.
Allahu thotë: “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. (El-Bekare :155).
Gruaja ime e ardhshme, nëse një ditë unë akoma nuk mund të bëj të lumtur në çdo imtësi siç janë ndoshta gratë e tjera, atëherë më falë. Mirëpo unë si bashkëshorti yt gjithmonë do të mundohem aq sa kam mundësi të kujdesem për ushqyerjen hallall, edhe pse nuk do të jetë shumë dhe nuk do t‘i përmbushte nevojat e tua. Pra më ndihmo ta realizoj këtë, qoftë edhe vetëm me buzëqeshjen tënde.
Gruaja ime e ardhshme, nëse një ditë do të shkojë larg dhe nuk kthehem për një kohë të gjatë, kujdesu për pronat e mia, shpenzo disa nga pronat qe i ke në rrugën e Allahut dhe zbatoji të drejtat e vëllezërve dhe motrave tua në iman nëse ke mundësi t‘i zbatosh. Dhe ruaje nderin tim – burrit tënd – bashkohu me Muslimanet, zemrat e të cilave janë të dhëna pas Xhennetit, të cilat kujdesen për shikimin kur janë vetëm dhe kur janë me të tjerët, në mënyrë që të ndihem i qetë dhe në paqe duke e lënë një grua dhe nënë e cila kujdeset për atë që ia ka lënë burri pas.
Gruaja ime e ardhshme, ti e din se unë nuk jam një person perfekt në secilin aspekt. Pra më ndihmo që të përmirësohem me këshillat e tua, kritikat e tua dhe çdo gjë që mund të ma shtojë bindshmërinë ndaj Allahut dhe Resulit të tij alejhi selam çdo ditë. Bëje familjen tonë një familje, e cila është e gatshme t‘i pranoje fjalët (dmth të vërtetën) e secilit, qoftë edhe nga një fëmijë i vogël. Sepse e vërteta nuk njihet përmes atij që fol por përmes asaj (fjale) që flitet.
Dhe në fund gruaja ime e ardhshme, bëji fëmijët tonë të bëhen një ditë si luanët, të cilët nuk frikësohen ta mbrojnë të vërtetën, të mos i nënshtrohen rrethanave dhe që janë gjithnjë të paepur/ashpër/fortë në mesin e një stuhie sulmuese. Mësoji të jenë burra të inatosur kur poshtërohet e vërteta, mësoji ata të luftojnë kundër çdo lloj shtypje mbi çdo kënd dhe edukoji të guxojnë të sakrifikojnë çdo gjë, madje edhe jetën e tyre për hir të Allahut, Resulit të Tij dhe të besimtareve.
Ndoshta jam duke pritur shumë nga ti, duke kërkuar shumë nga ti, po kërkoj diçka që mund të jetë tepër vështirë për ty. Por më beso, unë si burri yt do të mundohem të jem një shok i mirë, një dëgjues besnik ndaj fjalëve dhe këshillave tua. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të vazhdojmë t‘i bindemi Allahut dhe Resulit te tij.
Po ta shkruaj këtë letër me gjithë dobësinë/ligështinë time, me gjithë gabimet e mia, kështu qe ta kuptosh me kënd do të lundrosh në këtë jetë. Kështu që ta dish se martesa nuk është gjithnjë mjaltë dhe qumësht. Dhe gjithashtu që mos të jesh një barrierë dhe pengesë në misionin tim të Da‘wes e të bëhesh armiku i parë në dobësimin e shpirtit tim për Xhihad në rrugën e Allahut subhanehu we te‘Ala.
Para se të takohemi si burrë dhe grua, le ta bëjmë gjithnjë duan, e cila është lexuar nga një luftëtar i cili e ka lëkundur fronin e tiranisë, Shehidi Sejjid Kutub:
O Muhajmin (Ruajtës), nëse bie në dashuri, ruaje dashurinë time që mos ta tejkalojë dashurinë time për Ty.
O Allah, nëse bie në dashuri, atëherë më bëj ta prek zemrën e ndonjërës, zemra e të cilës është e kapur për Teje, kështu që të mos bie në humnerën e pafund të një dashurie monotone.
O Zot, nëse bie në dashuri, ruaje zemrën time nga ajo, kështu që mos të largohet (zemra ime) nga Ti.
O Zot, nëse mallëngjehem, më bëj të mallëngjehem për ndonjërën, e cila mallëngjehet për shehidllëk në rrugën Tënde.
O Allah, nëse mallëngjehem, ruaje mallëngjimin tim në te, që mos ta harroj mallëngjimin për Xhennetin Tënd.
O Allah, nëse kënaqem me dashurinë e të dashurit Tënd, mos e le këtë kënaqësi ta tejkalojë kënaqësinë e një munexhati në pjesën e tretë të natës Tënde.
O Allah, nëse bie në dashuri, mos më le të bëhem i luhatshëm dhe të largohem nga udhëtimi i gjatë në thirrjen e njerëzimit për tek Ti.
O Allah, nëse më lejon që t‘më merë malli për të dashurën, atëherë mos më le t‘i tejkalojë kufijtë, gjë që më bën të harroj se dashuria e vërtetë dhe malli i vërtetë janë vetëm për Ty.
O Allah, Ti je i Gjithëdijshmi dhe e din që këto zemra janë bashkuar në dashurinë që e kanë për Ty, këto zemra janë takuar në bindshmërinë që e kanë ndaj Teje, këto zemra janë bashkuar në Da‘we për tek Ti, këto zemra janë bashkuar në mbrojtjen e Sheriatit Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë, O Allah. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na trego rrugën e drejtë. Mbushi këto zemra me Nurin Tënd (dritën Tënde) që nuk zbehet kurrë. Lehtësoji gjokset tonë me bekimet e imanit në Ty dhe bukurinë e Tevekkulit në rrugën Tënde.
Dashtë Allahu të më pranojë du‘an time dhe du‘an tënde dhe të na bashkojë nën hijen e Rahmetit të Tij dhe të na bëje fuqi që është besnike ndaj Tij.
Nga unë, burri yt i ardhshëm.
Artikulli origjinal: Hanif Abdullah
burimi: www.voa-islam.com
Përktheu: Ebu Muslim /RealitetiIslam.Net/
BotaIslame.com
www.botaislame.com