muslimanja Antar-aktiv
Numri i postimeve : 148 Data e regjistrimit : 18/09/2010 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Kosovë
| Titulli: Muhamedi a.s Wed 2 Feb 2011 - 19:29 | |
| Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.Të nderuar vëllezër! Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më i zgjedhuri ndër vëllezërit e vet pejgamberë. Allahu i Lartësuar e privilegjoi me shumë cilësi të mira, si: 1. Allahu i Lartësuar e cilësoi lart mendjemprehtësinë dhe mençurinë e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَى "Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta).” [Nexhm, 2] 2. Allahu i Lartësuar cilësoi dëlirësinë e gjuhës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: وَمَا يَنْطِقُ عَنْ الْهَوَى "Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga dëshira e tij.” [Nexhm, 3] 3. Allahu i Lartësuar vlerësoi lart vendburimin e pastër të sheriatit dhe tha: إِنْ هُوَ إِلاَّ وَحْيٌ يُوحَى "Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet (Muhammedit).” [Nexhm, 4] 4. Allahu i Lartësuar cilësoi pastërtinë e zemrës së Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى "Zemra (e Muhammedit) nuk e mohoi atë që pa (me sy).” [Nexhm, 11] 5. Allahu i Lartësuar cilësoi të pamurit e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى "Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.” [Nexhm, 17] 6. Allahu i Lartësuar cilësoi sahabët e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِنْ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِمْ مِنْ أَثَرِ السُّجُودِ "...e ata (sahabët) që janë me të (Muhammedin) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në ).” [Fet’h, 29] 7. Allahu i Lartësuar cilësoi lart moralin e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” [Kalem, 4] 8. Allahu cilësoi lart pastërtinë e davetit-thirrjes islame duke i thënë: قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنْ اتَّبَعَنِي "Thuaj (o Muhammed): "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje.” [Jusuf, 108]Të nderuar vëllezër! Allahu i Lartësuar me tetë cilësitë e lartpërmendura tërheq vëmendjen e të mençurit mbi Muhammedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Personaliteti dhe figura më madhështore e njerëzimit ku edhe jo muslimanët shprehën mendimet më pozitive, por për ne besimtarët fjalët e Allahut janë të parat dhe të fundit që vlerësojnë lart namin e Muhammedit.وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ "Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” [Inshirah, 4]Të nderuar muslimanë! Së bashku të meditojmë në vlerësimet e larta të Allahut mbi shëmbëlltyrën e njerëzimit Muhammedit. Mendjemprehtësia (mençuria), dëlirësinë e gjuhës, pastërtisë së sheriatit, pastërtinë e zemrës, largpamësia, shokët-sahabët, morali i lartë dhe në fund thirrja e pastër të gjitha këto i kanë dhënë prioritet shtrirjes së Islamit në të katër anët e botës. Këtë e bëri i Dërguari i Allahut, Muhammedi me dëlirësinë e brendshme shpirtërore, kthjelltësinë e jashtme vepruese dhe me programin transparent hyjnor. Allahu i Lartësuar thotë: هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ شَهِيداً "Ai është që e dërgoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu dëshmitar.” [Fet’h, 28] َيا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَآمِنُوا بِرَسُولِهِ يُؤْتِكُمْ كِفْلَيْنِ مِن رَّحْمَتِهِ وَيَجْعَل لَّكُمْ نُوراً تَمْشُونَ بِهِ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ "O ju që keni besuar, keni frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të Dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues.” [Hadidë, 28]Shejbaniu në poemën e besimit radhit vargjet:I Dërguari i Allahut është më i miri që ka ekzistuar, Prej bijve të Ademit mbi tokë që ka kaluar.Si mëshirë Zoti i qiejve atë e ka dërguar, Të dy më të rëndësishmit për t’i udhëzuar.Natën ka ecur, për në Arsh është ngritur, Sa dy harqe atij i është afruar duke u ngjitur. Çdo profet nga një mrekulli Zoti i ka dhuruar, Muhammedin, Zoti im me Kur’an e ka veçuar.Dëshmoj se Allahu të Dërguarin e Tij e ka ndihmuar, Me shok të sinqertë, të pastër e të përkushtuar.Ky është besimi i imanit tonë Shafiut, Malikut, Nu’manit dhe Ahmed HanbeliutBesimtar është ai që të gjitha këto i ka besuar, Kush devijon nga kjo, vetëm se ka kundërshtuar.E duam të Dërguarin e Allahut për shkak se dashuria ndaj Pejgamberit të Tij është prej obligimeve me të mëdha të besimit, madje edhe bazë e çdo vepre të besimit dhe fesë. E duam të Dërguarin e Allahut pse është njëri ndër më të mirët që ka ekzistuar dhe është mëshirë për mbarë njerëzimin. E duam të Dërguarin e Allahut se ai dha kuptimin e jetës me udhëzimin e qartë islam. E duam të Dërguarin e Allahut se Ai na urdhëroi që ta duam dhe ta respektojmë: "Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë.” [Ali Imran, 31] ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ "Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) se sa vetë ata me vetveten, ….” [Ahzabë, 6] E duam këtë figurë për të qenë të lumtur në këtë botë, se ai na mësoi lumturinë, fatbardhësinë dhe shpëtimin në botën tjetër. وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ إِلاَّ مَا شَاء رَبُّكَ عَطَاء غَيْرَ مَجْذُوذٍ "E për sa u përket atyre fatmirëve, ata janë në xhenet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (Allahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.” [Hudë, 108] | |
|