islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
74 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 74 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty96%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty0%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty0%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty0%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty1%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty2%Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. Empty
MesazhTitulli: Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s.   Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s. EmptyThu 3 Feb 2011 - 11:02

Sipas mendimit të disa individëve që i takojnë grupit të ashtuquajtur "selefijjun", siç është edhe drejtimi "Vehabij",
mevludi respektivisht, tubimi i njerëzve për të lexuar mevlud duke
menduar se me atë arrihet ndonjë thevab - shpërblim është bid'at i
përbuzur. Sipas tyre, tubimet e tilla për të dëgjuar ndonjë kaside,
salavate, apo për të lexuar ndonjë ashere nga Kur'ani, janë risi bid'ate
të këqija, andaj duhet larguar dhe braktisur ato.

Sa është i drejtë dhe me vend ky konstatim i tyre? Sa është i lavdishëm
ose i përbuzur organizimi i tubimeve për këtë qëllim? Me këtë organizim a
fitohet ndonjë e mirë - thevab ose jo? Lidhur me këtë përgjigjen
dijetarët më eminentë të botës islame!

Së pari po e sjellë përgjigjen që e dha Hafidh Xhelaludin Abdurahman
bin Ebi Bekr es-Sujuti Iidhur me mevludin. Në veprën e tij "El-Havilu
li'l-Fetava" ai thotë: "Thelbi i punës rreth mevludit, siç
është: tubimi i njerëzve, lexim i pjesëve të Kur'anit, rrëfim i
ngjarjeve dhe i ndodhive para, gjatë dhe pas lindjes së Pejgamberit të
mbështetiira në fakte, shtruarja e sofrës, ngrënia dhe shpërndarja e
njerëzve nga ai tubim pa shtuar diçka tjetër, është bid'ati hasene dhe
organizuesi i tij shpërblehet me thevab, ngase me të i bëhet respekti
autoritetit të Pejgamberit dhe shprehet kënaqësi e gëzim për lindjen e
tij të famshme"
.

Kjo është përgjigja dhe fetvaja e Sujutiut rreth mevludit. Madje, në veprën e tij "el-Havi" shënon: "Mbreti
i Irbilit, Mudhafer Ebu Seid sundimtar i lavdishëm, i devotshëm dhe
bujar, ishte i pari që e filloi organizimin e manifestimit për
ditëlindjen e Pejgamberit. E për hir të madhështisë së këtij manifestimi
Ebu'l-Hatab ibni Dihje e thuri një vepër në vargje mbi lindjen e
Muhammedi dhe e quajti 'Ndriçim mbi lindjen e më të Gëzuarit'"
. Sipas Ibni Hal-likan-it, Ebul Hatabi ishte një nga dijetarët e dalluar dhe autoritativë.

Sujutiu na sjellë edhe vërejten e Taxhudin Ymer Fakihaniut dhe përgjigjen që ia kushton vërejtjes së tij.

Taxhudin Fakihaniu ishte një nga malikijët e fundit, i cili e shkroi veprën "El- Mevridu li'l- kelam ala amel'il-mevlid", në të cilën pos tjerash thotë: "Unë
nuk di se për mevlud ka bazë në Kur'an apo në sunnet Nuk është
përcjellur se dikush prej dijetarëve që ishin shembull në fe dhe që i
përmbaheshin traditave të të parëve kanë bërë diçka kështu. Pra, ky
është bid'at i shpikur prej grykësve për t'u ushqyer. Këtë nga fakti se
kur shqyrtojmë pesë dispozitat e sheriatit themi do të jetë: vaxhib,
mendub, mubah, mekruh ose haram. E s'ka dyshim se nuk është vaxhib. Nuk
është as mendub, sepse mendub është ajo që e kërkon sheriati, por pa
qortim për moskryerje. E këtë nuk e kërkoi sheriati. Për sa di unë, nuk e
bënë sahabët as tabiinët. Kjo është përgjigja ime para Zotit, nëse do
të pyetem. Nuk është as mubah, sepse sipas ixhmait të muslimanëve risia
në fe (bid'at) nuk mund të jetë mubah. Nuk mbetet tjetër vetëm se të
jetë mekruh ose haram. E kjo varet nga organizimi që mund të jetë: nëse
njeriu e bën këtë për familjen e vet duke mos tubuar njerëz për ngrënie e
të tjera, është bid'at mekruh, e nëse e bën për një rreth më të gjërë,
shtron sofra të ushqimit, e posaçërisht, nëse aty sjell edhe muzikë,
përzihen meshkuj e femra të shfrenuara, pa kurrfarë dyshimi është haram
..."
.

Në këto konstatime të Fakihaniut, imami Sujuti përgjigjet: "Thënia
e Fakihaniut se: nuk di ndonjë bazë për mevlud as në Kur'an e as në
sunnet, nuk paraqet kurrfarë fakti sepse, mosdija nuk do të thotë
mosekzistim i bazës"
.

Fakihaniu: "E shpikën grykësit për të ngrënë, e jo dijetarët".

Sujutiu: "E shpiku një sundimtar i drejtë dhe fetar ndërkaq, e
prezentuan dijetarë të devotshëm. Dihje i thuri vargjet. Të gjithë ata
pra, ishin dijetarë të devotshëm, e pëlqyen, e vërtetuan dhe nuk e
urrejtën!"
.

Fakihaniu: "Nuk është mendub pasi që, nuk e kërkoi sheriati".

Sujutiu: "Kërkesa e sheriatit ndonjëherë është me tekst
(en-nassu) e ndonjëherë me kijas - analogji. Sipas ana-logjisë bid'atet
mund të jenë: vaxhib, haram, mendub, mekruh, mubah. Këtë mund ta
kuptojmë kur parashtrojmë bid'atin përbri rregullave të sheriatit. Nëse
bën pjesë në rregullat e vaxhibit ai është vaxhib, e kështu me radhë
edhe në të tjerat. Imami Shafiu thotë: "Çka është kundër Kur'anit,
sunnetit dhe ixhmait është bid'at i keq, është haram, e çka sjellë dobi
është bid'at i mirë, nuk është i përbuzur"
. Në këtë nuk ka kundërthënie. E ky nuk është kundër Kur'anit, sunnetit as ixhmait dhe si i tillë është bid'at i mirë"
.

Fakihaniu: "Nuk është mubah, sepse risia në fe nuk mund të jetë mubah".

Sujutiu: "Është tezë e papranueshme, sepse risitë nuk janë të
kufizuara vetëm në haram e mekruh. Përkundrazi, ato munden të jenë edhe
mendub e edhe vaxhib. Neveviu thotë: "Bid'at në sheriat është një shpikje që s'ka qenë në kohën e Pejgamberit, e ai mund të jetë i mirë ose i keq"!"
.

Fakihaniu: "Nuk duhet shtruar sofër për ngrënie...".

Sujutiu: "Shtruarja e sofrës së ushqimit konsiderohet bujari, e bujaria është virtyt i porositur!".

Fakihaniu: "Po sjellja e muzikës dhe përzierja e meshkujve me femra?".

Sujutiu: "S'ka dyshim se një punë e tillë është haram, por ai
haram vjen nga ato sende, që janë të ndaluara, e jo nga vetë baza e
tubimit për mevlud. Baza, pra, është e shëndoshë, e bishtërimet janë të
ndaluara. Nëse tubimit për namazin e xhumasë i përbishtrohen sende të
këqija nuk mund të thuhet se tubimi për xhuma është haram, por
përbishtrimet janë haram. E kështu është puna edhe me mevlud!"
.

Këto ishin përgjigjet e Sujutiut në vërejtjet e Fakihaniut.

Ibni Haxheri e gjen një bazë edhe në sunnet për mevludin, për të cilin thotë: "Pejgamberi vjen në Medine dhe i gjen jehudët, që po agjëronin ditën Ashuraë". Kur i pyeti ata i thanë: "Është
ajo ditë kur Zoti e fundosi faraonin dhe e shpëtoi Musanë, e ne
agjërojmë në shenjë falënderimi ndaj Zotit të madhërishëm"
,
(Sahihajn). Nga kjo kuptohet puna e falënderimit ndaj Allahut për hirë
të ndonjë të mire që na e sjellë ose për largimin e ndonjë të keqeje
duke përsëritur atë për çdo vit. Falënderimi i shprehet Zotit me
Iloj-lloj adhurimesh siç janë: agjërimi, namazi, sadaka, leximi i
Kur'anit etj.. Atëherë, a ka mirësi më të mirë e më të madhe se shfaqja,
lindja e këtij Pejgamberi që është mëshirë jo vetëm për muslimanët,
vetëm për njerëzit, por edhe për të gjitha krijesat në ekzistencë.

Derisa edhe vetë Pejgamberi e agjëroi atë ditë në shenjë falënderimi
ndaj Zotit që e shpëtoi Musanë, a mos t'i bëhet falënderim Zotit për
lindjen e Muhammedit, me anën e të cilit e shpëtoi njerëzimin nga
errësira, injoranca, mizoria, armiqësia në këtë jetë e do t'i shpëtojë
edhe në ditën e gjykimit të gjithë ata që i besuan?

Ky është një argument i fortë për tubimin në mevlude duke u mbështetur
në kijasin, i cili në këtë rast kuptohet nga vetë puna e Pejgamberit, e
puna e tij është sunnet për ne. Pra, ai falënderoi Zotin për shpëtimin e
Musasë, e ne kemi për detyrë të falënderojmë për dërgimin e Muhammedit.
Ky fakt nuk mund të mohohet ngase i njëjti qëllim është në të dy
rastet.

Si bazë tjetër për mevludin është edhe kjo: "Theri kurban (akika) për vetveten pas pejgamberllëkut",
e dihet se atë detyrë e pat kryer gjyshi i tij në ditën e shtatë të
lindjes së Muhammedit. Ajo detyrë nuk do të duhej përsëritur sikur të
mos ishte për qëllim falënderimi ndaj Zotit, që e bëri mëshirë për
botën. Ky është pra, edhe një sinjal për ne se duhet përkujtuar dhe
shprehur falënderim për ditëlindjen e tij.

Është thënë prej Pejgamberit se Ebu Lehebit do t'i lehtësohet ndëshkimi
(adhabi) për çdo të hënë ngase qe gëzuar për lindjen e Muhammedit dhe në
shenjë gëzimi e pat liruar nga robëria shërbetoren Thuveibe.

Sipas mendimit të Sujutiut përkujtimi i ditëlindjes së Muhammedit është i argumentuar me: "sunnet, ixhma dhe kijas".
Të gjithë muslimanët në botë e festojnë ditëlindjen e tij. E festoi
edhe vetë Pejgamberi ngase agjëronte ditën e hënë dhe të enjte e kur e
pyetën pse agjëron të hënën, ai u përgjegj: "Të hënën linda, të hënën më erdhi shpallja, të hënën bëra hixhretin".

S'ka dyshim se tubimi për mevlud duhet të jetë i kufizuar në ato punë,
që janë falënderim i vërtetë dhe i sinqertë ndaj Zotit xh.sh., përkujtim
i shëmbëlltyrës së Muhammedit, që e praktikonte në të gjitha poret e
jetës, përkujtim i këshillave nga Kur'ani, të cilat përforcojnë besimin
dhe nxisin në punë të mira duke lexuar ndonjë pjesë nga ai, këndim i
kasideve që nxisin edhe më shumë dashuri ndaj Pejgamberit dhe
përkujtojnë jetën e ardhshme, shpërndarja e ndonjë sadake në të mirë të
bashkësisë islame e edhe ndonjë ushqim për familje dhe për miq.

Çdo gjë që shpreh gëzim e hare, për Pejgamberin, është punë e lejuar,
ndërsa duhet ruajtur prej haramit dhe punëve tjera që nuk përputhen me
normat e sheriatit.

Nuk duhet të harrojmë se përkujtimet për ditëlindjen e Muhammedit duhet
të jenë nga dashuria shpirtërore e besimtarit, të cilën e ndien në
shpirtin e vet. Kështu është ngase as besimi i besimtarit nuk është i
vlefshëm te Zoti pa dashuri ndaj Pejgamberit të Tij. Mirëpo, duhet ditur
se vetëm këto manifestime nuk mjaftojnë për shprehjen e dashurisë ndaj
tij. Nuk mjafton si shprehje e dashurisë ndaj Muhammedit a.s. vetëm
tubimi për mevlud, leximi i disa ashereve, këndimi i disa kasideve, me
të cilat lavdërohet ai, shtruarja e sofrave etj..

Dashuria e sinqertë dhe e vërtetë ndaj tij është:

- zbatimi i sunneteve që na i la ai, orientim i jetës dhe i sjelljeve sipas udhëzimeve, që na i porositi ai,
- ndjekje e rrugës së tij ashtu sikurse e ndoqën dhe e praktikuan as'habët e tij,
- njohja sa më e thellë e jetës dhe e sjelljeve të tij në raste të ndryshme, në familje, në ibadete etj..

Nëse tubimet e tilla luanjë këtë rol atëherë, ato janë të mira dhe shumë
të nevojshme, e nëse në ato tubime lexohen vetëm vargjet e njëjta që i
përktheu në gjuhën shqipe Tahir ef. e që gati janë bërë si "tabu" atëherë, nuk është arritur ajo që është kërkuar për të shprehur dashurinë ndaj Muhainmedit a.s..

Në tubimet e tilla duhet të jetë për qëllim lartësimi i vlerës së
shehadetit - besimit, të cilin na e mësoi Muharnmedi a.s. me anën e
shpalljes që ia kumtoi Zoti i Madhëruar, sepse ne nuk kemi gjuhë as nuk
jemi të zotët ta lavdërojmë Pejgamberin, edhe nëse përpiqemi me të
gjitha fuqitë tona, pas lavdërimit që i bëri Zoti i Mëshirshëm kur tha: "Lart ta ngritëm zërin (përkujtimin) tënd (Muhammed)".

Detyrë e jona është ta përkujtojmë Pejgamberin tonë, ashtu që të na
bëhet shembull në çdo moment të jetës, veprim dhe sjellje tonën. Nëse
për këtë qëllim organizohen tubimet, atëherë vjen në shprehje thënia e
Pejgamberit: "Çka vlerësojnë si të mirë muslimanët edhe te Zoii është mirë". "Dora e Zotit është me xhematë, e kush ndahet, ndahet në Xhehennem". "Zoti nuk i lejon muslimanët të bien në ujdi për një punë që është e gabueshme".

Kur qëllirni i organizimit për përkujtimin e ditëlindjes së Muhammedit
është ky që u përmend, atëherë nuk iu duhet vënë veshi fjalëve të
vëllezërve vehabijë e selefijjë, të cilët as nuk u bashkohen muslimanëve
të botës në këso manifestimesh e as nuk pajtohen me qëndrimet e tyre.
Prej tyre duhet kërkuar që të ndalin gjuhën dhe t'i lënë thashethëniet,
pse siç përmendëm, është rrezik i madh ndarja prej xhematit islam, e
këtu është fjala për xhematin botëror islam.

Qëllimi i të gjithë muslimanëve në organizimin e manifestimeve të tilla
është të arrihet një pikë mëshirë nga Mëshiruesi i pakufishëm në atë
ditë kur do të jemi më të nevojshëm dhe kur do t'i lejohet shefaati
këtij Pejgamberi të lavdishëm, për të cilin organizojmë tubime në shenjë
gëzimi dhe përpiqemi të shprehim dashuri të sinqertë ndaj tij.


Mevludi (ditëlindja) dhe ditët e Zotit

Nga pikëpamjet e përgjithshme:

Çdo punë, që i sjellë të mira bashkësisë e nuk është kundër ndonjë
dispozite të fesë, e as nuk është çështje e porositur prej fesë, Islami
nuk e ndalon atë. Qëllimi Islam, fillim e mbarim, është për të mirën dhe
interesin e njerëzisë. Pra, aty ku është dobia, aty është sheriati i
Zotit.

Gjersa baza, motivi në manifestimin dhe përkujtirnin e ditëlindjes është
respekt i traditës së personit të ditëlindjes, është përfitim nga
sjelljet dhe vetitë e tij të bukura, madje është i tubimit, bashkimit
dhe afrimit të njerëzve, i ndihmës dhe bëmirësisë reciproke ndërmjet
njerëzve, është kthesë në të përkujtuar dhe përmendur më shumë Zotin
xh.sh. duke dëgjuar pjesë të leximit nga Kur'ani dhe këshilla të larta
nga hadithi. Të gjitha këto janë mirënjohje dhe falënderim ndaj Zotit, i
cili iu dhuroi atë, të cilit i përkujtojmë ditëlindjen, dhuroi të mira
në fe dhe në Dynja. Padyshim, një përkujtim i këtillë është i dobishëm
dhe i frytshëm.

Mirëpo, pasi që këto tubime më vonë filluan t'i përshkojnë gjëra të
pakëndshme, lloj-lloj bid'atesh, filloi edhe kundërshtimi, jo ndaj vetë
esencës së tubimeve dhe përkujtimeve, por ndaj devijimeve të futura në
këto raste, andaj edhe shpesh herë kemi patur rastin të dëgjojmë fjalë
edhe për vetë "mevludin" si bid'at etj..


Nga i njëjti aspekt dhe i njëjti motiv edhe qytetarët organizojnë, në
manifestimet dhe përkujtimet e këtilla, tubime kulturore, fetare,
sociale etj. Njerëzit përkujtojnë heronjtë dhe ditët heroike, i
përkujtojnë dëshmorët me mirënjohje duke ngacmuar ndër të tjerët ndjenja
patriotike, duke zgjuar ndjenja morale e shpirtërore.

Nga pikëpamja fetare:

Eshtë mirë të themi çka thanë dijetarët (aty ku është dobia e
bashkësisë, është dispozita e Zotit) dhe nuk është haram gjithçka që nuk
e bënë të parët dhe nuk është bid'at as gjë e keqe gjithçka që u
lajmërua nga çështjet e futura në ideologji, në adhurime, në sjellje,
derisa ato nuk janë të përfshira me ndonjë dispozitë apo të mbështetura
në ndonjë bazë. Ne e pamë më parë se çka është baza e tubimeve të tilla.

Për këtë justifikim të këtyre tubimeve dhe manifestimeve po shtojmë:

- Fjalën e Zotit: "Ve selamun alejhi jevme vulide ve jevme jemut" madje, përsëritjen e tekstit nëpërmjet gjuhës së krijesës, e fjalët e Zotit: "Ve selamun alejje jevme vulidtu ve jevme emutu".

Në këto dy ajete gjejmë argumente të forta mbi respektin e ditëlindjes
dhe të vdekjes, pse, po në këto dy raste, manifestohet fuqia e Zotit dhe
fshehtësitë specifike të mprehtësisë së Tij si krijues. Atëherë, si
është rëndësia e përkujtimit të ditëlindjes apo të vdekjes së njeriut,
për të cilin është vërtetuar në dijen e Zotit se do të ketë ndikim të
madh apo të vogël në bashkësinë njerëzore.

- I dërguari jonë, Muhammedi, përkujton ditëlindjen e tij në çdo shtatë
ditë dhe në shenjë falënderimi ndaj Zotit agjëronte ditën e hënë. Në
realitet, me këtë agjërim ngjallte përkujtimin e një dite të ndershme
nga ditët e Zotit. Kur u pyet, pse rregullisht agjëron atë ditë ai tha: "Ajo është ditë, në të cilën u linda dhe në të cilën u dërgova (u gradova me gradën pejgamber)". Me këtë kujdes që pati Pejgamberi ndaj kësaj dite, udhëzon mbi pozitën e saj dhe rëndësinë e përkujtimit dhe të respektit.

- Përmendet se në haxhxhin lamtumirës, Pejgamberi theri kurban aq deve, sa ishte numri i viteve të jetës së tij të bekuar.

- Gjithashtu, thuhet se Pejgamberi përkujtonte ditën e shtatë të lindjes
së foshnjes, duke e emëruar dhe bekuar në atë ditë. Dita e shtatë nuk
do të kuptohej ndryshe vetëm duke e përkujtuar ditëlindjen, pra
manifestim i përnjëhershëm i dy ditëve.

- Pejgamberi përkujtoi edhe ditën e "Ashuras" duke porositur agjërimin e saj.

- Kur bashkojmë të gjitha këto dokumente dhe të gjitha dobitë e
përmendura, ngjallja e përkujtimit të ditëlindjeve, është dobia më e
madhe e ditëve të Zotit për njerëz, kur tubimet e tilla nuk përcillen me
ndonjë ves të keq.

Për të parën herë, sipas burimeve më të besuara, në mënyrë të organizuar
dhe të përshtatshme, ditëlindjen e Pejgamberit e manifestoi sunduesi
Mudhafer (Togrol, sundues i Irbilit) në Irak, por pasi që dijetarët e
asaj kohe e lejuan dhe konstatuan se është çështje e ligjëshme. Me atë
rast ai bëri shpenzime të mëdha duke shpërblyer dhe gostitur masën e
popullit, duke i lënë të kënaqur, sa që në histori nuk është e njohur
prej ndokujt tjetër një organizim i tillë. E kur hartuan dijetarët vepra
me përkujtime të lindjes, jetës dhe mrekullive të Pejgamberit, ai i
shpërbleu me dhurata të mëdha sa askush pas tij.

Më vonë, tradita e përkujtimit të ditëlindjes së Pejgamberit me
manifestime të ndryshme e të mëdha, filloi edhe në shtetet dhe qytetet
tjera islame. Pastaj, u zgjerua manifestimi edhe në ditëlindjet e disa
evlijave etj.. Mirëpo, në shumë raste, kuptohet shumë më vonë,
manifestimet e tilla u përshkuan edhe me gjëra të ndaluara e të dëmshme,
u bënë sëmundje të vet fesë dhe të bashkësisë, andaj dijetarët u
angazhuan që, ose të kthejnë manifestimet e tilla në bazë, ose t'i
ndalon në përgjithësi. Dhe sigurisht, më mirë do të ishte të ndalohen në
tërësi, sesa të praktikohen kur në to përdoren gjëra të ndaluara -
haram.

Muslimanët manifestojnë dhe përkujtojnë ditëlindjen e Pejgamberit Islam,
të dërguarit për dashuri dhe paqë mes njerëzisë, udhëzues dhe ndriçues i
rrugës së drejtë, të cilin e dalloi Zoti nga të gjithë njerëzit tjerë,
duke i dhënë atij çka nuk i dha kujt më parë, duke e mësuar sa asnjë më
parë as prapa, duke e frymëzuar dhe pajisur me libër që nuk zbriti si ai
prej qiellit në tokë dhe duke e bërë kusht vërtetimin e tij në
deklaratën e besimit sa që besimi i njeriut nuk është i plotë pa
vërtetimin e dërgatës së tij.

Zoti dhe melaiket e tij lavdërojnë dhe bekojnë Pejgamberin, lavdërojeni
pra, dhe respektojeni e përshëndeteni edhe ju, o besimtarë!


Autor: Sherif Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Manifestimi për ditëlindjen e Muhammedit a.s.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Lajmet Ditore] Për ditëlindjen e Muhammedit a.s. në Belgjikë u shpërndanë trëndafila
» Mevlud nga Imer Asllani
» “Te japim gjak në ditëlindjen e Pejgamberit a.s.”
» Google përkujton ditëlindjen e Ibnu Hejthem
» Ej a ndegjut najsen per ditelindjen e muhamedit a.s ne ndonje medija.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: