Fotografitë që tregojnë unitetin mes të krishterëve dhe muslimanëve
në momentet e kaosit egjiptian po përshkojnë botën. Në fotografi shihet
se si demonstruesit e krishterë, duke u kapur për dore, i mbrojnë
muslimanët gjatë kohës së namazit të xhumasë në rrugë.
Kështu grupi i të krishterëve qëndron në mbrojte të
bashkëmendimtarëve të tyre muslimanë, duke mos lejuar që gjatë namazit
të sulmohen nga shpina.
Nevine Zaki, regjistrimet e saj i ka lëshuar në
rrjetin social Twiter, duke shkruar se ato bëhen vetëm një muaj pas
bombardimit në Aleksandri, ku u vranë shumë të krishterë.
“Megjithatë, ne qëndrojmë pranë njëri tjetrit” ka komentuar ajo.
(Breziiri)