Një[color:7d12=rgb(40, 5, 156)] peshkop në Britaninë e Madhe u ka bërë thirrje të krishterëve që të mësojnë për bashkëjetesën nga pakica muslimane në qytetet britanike, ku ekzistojnë shumë komunitete të ndryshme të emigrantëve, të cilat e tejkalojnë numrin e krishterëve, bënë të ditur Daily Telegraph të martën, më 12 Korrik
“Kjo është një mundësi fantastike”, tha Nick Baines, peshkop i Bradford-it, në Sinodinë gjenerale, të Asamblesë popullore të Kishës së Anglisë në qytetin York.
“Kjo është një sfidë, por edhe një mundësi të mendojnë se çfarë do të thotë të jesh komunitet i krishterë,” tha ai.Komentet e tij pasuan pas paralajmërimit nga Asambleja popullore e Kishës Angleze, Sinodinë gjenerale, që shoqëria gjithnjë e më e llojllojshme e Britanisë së Madhe mund ta kërcënojë pozitën e Kishës në Angli si fe “zyrtare” të kombit.Anglikanët e lartërangur kanë shprehur shqetësimet e tyre në takimet me ministrat e qeverisë dhe theksuan se presin masa praktike për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve. Ata gjithashtu pohojnë se anglikanët janë të “sulmuar” sepse të krishterë janë tejkaluar numerikisht nga anëtarët e besimeve të tjera.
Por, Baines ka ftuar të krishterët të mësojnë disa leksione të cilat u kanë mbajtur muslimanëve në lidhje me integrimin kulturor dhe bashkëjetesën e përbashkët.
“Ne shpeshherë kërkojmë nga muslimanët të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh musliman në një kulturë të pakicave”, tha ai. “Ndoshta do të përfitonim sikur të mësonim disa leksione të njëjta në disa qytete tona.”
Britania e madhe është shtëpi e një pakicë të konsiderueshme muslimane, në te jetojnë rreth 2 milionë muslimanë.Në raportin e fundit të Komisionit për monitorim të Qeverisë britanike thuhet se muslimanët i janë përshtatur shumë mirë bashkësisë moderne, multietnike dhe multikulturore në Britani.
Duke vlerësuar integrimin musliman, në një shoqëri moderne multi-kulturore britanike, raporti akuzon të krishterët, sidomos ungjilltarët, se ankohen shumë më tepër se muslimanët për diskriminim.Në raport gjithashtu paraqiten rastet ku krishterët pohojnë se janë diskriminuar për shkak të bindjeve të tyre./IGJ/