Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Tatarët e Krimesë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre | |
- Ndërkohë që Krimea përgatitet të mabjë referendumin që do të vendosë për fatin e tyre, 300,000 Tatarë nuk përjashtojnë mundësinë se atdheu i tyre do të bëhet pjesë e Rusisë. Parlamenti i Krimesë, i dominuar nga rusët etnikë, këtë javë deklaruan pavarësinë e tyre nga Ukraina, pasi protestuesit larguan presidentin pro-rus Viktor Janukoviç. Tatarët, muslimanë vendas, do të bojkotojnë referendumin dhe kanë kundërshtuar haptaz bashkimin me Rusinë. Megjithë këmbënguljen e presidentit rus Vladimir Putin se të drejtat e tyre do të mbrohen, Tatarët tashmë janë të shqetësuar për fatin e tyre nëse do të mbesin nën Rusi dhe se ata janë ankuar se banda të panjohura kanë shënuar dyert e tyre “Vendi ynë është i mbushur plot me trupa, të cilët vetëm po presin. Nëse ata janë këtu për ne, këtë herë ne nuk do të largohemi. Ne do të mbrojmë vendin tonë,” ka thënë Musa Naziz, imam i xhamisë 300-vjeçare Taktali, për Washington Post. Ai hedh dyshime mbi premtimet e Rusisë, duke thënë se “autoritetet ruse thonë se do të na respektojnë, por si mund t’u besojmë atyre?” Udhëheqësit e Tatarëve kanë bërë thirrje për qetësi dhe të mos u përgjigjen provokimieve të mundshme, por ata shprehin frikën se nëse situata përkeqësohet, ata nuk do të jenë në gjendje për të ndaluar që Krimea të bëhet front i ri për luftëtarët islamik./mesazhi/:
| |
|