Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqia deshiron ta vazhdoj ndihmen ndaj Tatareve te Krimese | |
- Turqia planifikon të dërgoj një delegacion jozyrtar për të kontrolluar situatën e tatarëve në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. “Turqia po përcjell nga afër situatën e tatarëve të Krimesë të cilët për fat të keq po shtypen nga administrate aktuale” tha Cavusoglu me rastin e takimit me homologun e tij ukrainas Pavlo Klimin në Kiev. “Turqia nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë, theksoi Cavusoglu, duke shtuar se po zhvillohen bisedime me zyrtarët ukrainas, në mënyrë që të gjenden mënyra për të ndihmuar tatarët. Ministri gjithashtu përsëriti mbështetjen për sovranitetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë sovranitetin e Krimesë, dhe falënderoi Kievin për ndihmën e ofruar tatarëve. Tatarët e Krimesë përbëjnë 13 përqind të territorit të cilin Rusia e aneksoi përmes një referendumi më 16 mars, votime këto që nuk janë njohur as nga Kievi e as nga vendet perëndimore. /mesazhi/:
| |
|