Kryetari
i Unionit botëror të dijetareve të Ehli Sunetit në një komunikatë për
protestat e sotme në Egjipt, tha se pjesëmarrja në këto protesta është
detyrim ligjor (me sheriat) për egjiptianët dhe duke iu drejtuar Hosni
Mubarakut tha: Vrasja e protestuesve është haram.
Televizioni Al Xhezira bënë të ditur se dijetari i madh, Jusuf Al
Kardavi të ketë thënë se Hosni Mubaraku po e viktimizon popullin e tij
dhe ai duhet ta lëshojë sa më shpejtë pushtetin në Egjipt. Duke kërkuar
nga të rinjtë egjiptianë që të mos largohen nga sheshet e protestave,
Shejh Jusuf Al Kardavi tha:
Personat që u vranë në këto protesta janë dëshmorë, kurse ata që
mbetën të gjallë do të jenë të lumtur. Ai po ashtu kërkoi unitetin e
partive politike opozitare të Egjiptit.
Ky dijetar egjiptian i cili përkundër dijetarëve të Al Az’harit ka
përkrahur protestat e popullit egjiptian kundër diktatorit Mubarak, nga
gazetarët,mjekët dhe imamët e xhamive të Egjiptit kërkoi që në
protestat e sotme të gjenden pranë të rinjve të këtij vendi.
(IRIB)