Ibrahimi së shpejti do ta vizitojë Damaskun
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se Rusia nuk ka ndërmend të i japë Presidenti Sirian Beshar Asad azil politik, e në anën tjetër duke treguar për armët kimike Siriane se janë përqendruar në një ose dy rajone, e që janë nën kontrollë në këtë moment.
Lavrov u tha gazetarëve sot në pisten e aeroplanëve në rrugën e tij për tu kthyer në Moskë pas takimit të Rusisë dhe të Bashkimit Evropian në Bruksel, dhe tha se Rusia ka thënë publikisht se ajo nuk e fton presidentin Asad të japë dorëheqje, dhe ajo nuk e ka në plan ta bëj këtë.
Ai shtoi se një numër vendesh kanë kërkuar nga Rusia për ti thënë Beshar Asadit se ajo është gati për ta pritur atë, dhe ne u jemi përgjigjur: Ne kemi marrëdhënien tonë ..? Shkoni tek ai direkt the thoni, nëse ju keni këto plane.
Ai vuri në dukje se Asadi ka thënë publikisht, se ai nuk do të largohet, edhe nëse ftohet nga Rusia dhe Kina, për shkak se ajo do të vdiste në Siri.
Ndërkohë, burimi i lidhjes arabe ka thënë se i dërguari i shteteve arabe për Siri Lakhdar Ibrahimi do të vizitojë Sirinë gjatë ditëve të ardhshme, pritet të takohet me presidentin Beshar Asad, dhe me zyrtarë qeveritarë dhe disa fraksione opozitare.
/mesazhi/Sh.Hulaj