Teologu mysliman AbdulKader Dahmichi bëri të ditur qëllimin për hapjen e shtëpisë së parë së pleqve për myslimanët.
Shtëpia private do të jetë e hapur për të gjithë, ndërsa hapja e saj do të bëhet në vitin 2014 në qytetin Molenbeek, njofton gazeta belge La Capitale.
Dahmichi i cili përndryshe punon për qendrën islamike të Belgjikës shprehu shqetësimin për myslimanët e vjetër duke thënë se momentalisht nuk ekziston ndonjë shtëpi e pleqve që është e përshtatshme për myslimanët.
“Projekti ynë nuk është ftesë për vendosjen masive të prindërve tonë në shtëpitë e pleqve, por të ofrojë një zgjidhje për rastet emergjente ku fëmijët nuk mund të kujdesen për prindërit e tyre”, deklaroi ai.
(Breziiri)