Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Davutollu kërkon plan veprimi për Afrikën Qendrore | |
- Davutollu tha se Ankaraja do të dërgoj një përfaqësues special dhe një ekip humanitar në javën e ardhshme në Bangui. Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) për të përgatitur një plan veprimi duke përfshirë një proces politik, asistencë humanitare dhe gjendjen e sigurisë në Republikën e Afrikës Qendrore, përderisa vendi po përballet me rrezikun e shpërbërjes dhe ndarjes së përhershme pasi situata atje po e dobëson autoritetin e shtetit dhe sundimin e ligjit. Ahmet Davutollu tha gjatë një takimi të OBI-së të enjten se situata është përkeqësuar dhe dhjetra mijëra muslimanë janë duke ikur në veri të vendit për të kërkuar strehim në vendet fqinje. “Dhuna, e cila ka çuar në vrasjen e dhjetëra muslimanëve dhe eksodin masiv të tyre nga Afrika Qendore, përbën një kërcënim serioz jo vetëm për të ardhmen e vetë vendit, por edhe ndaj paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit.” Davutollu i kërkoi OBI-së që të caktojë një të dërguar special në Afrikën Qendrore. Ai tha se edhe Turqia do të dërgoj një përfaqësues special dhe një ekip humanitar javën e ardhshme në Bangui, duke përsëritur se Turqia do të mbështesë fuqishëm dhe të marrë pjesë në çdo iniciativë që do të sjellë fundin e krizës në këtë vend. Ministri i bëri thirrje qeverisë së përkohshme të Afrikës Qendrore që të përqëndroj të gjitha përpjekjet për të siguruar sigurinë e të gjithë civilëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare./mesazhi/ :
| |
|