Suksesi i konferencës 'Gjeneva II’ varet në përmirësimin e situatës humanitare në terren dhe formimin e një organi qeverisës kalimtar, thekson Davutollu. Dështimi i Asadit për të negociuar për një qeveri tranzitore mund të rezultojë që ai të përballet me akuza për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare(ICC), ka thënë ministri i jashtëm turk Ahmet Davutollu në një intervistë për CNN.
Davutollu bëri krahasimin e 55.000 fotografive të toturave sistematike të kryera nga forcat e Asadit, me 8,000 boshnjakët e vrarë në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë, në mes viteve të 90-ta. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos i mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Siri, duke e lejuar që gjenocidi si në Srebrenicë të përsëritet.
Duke kritikuar regjimin për përdorim të konferencës si platformë për të akuzuar opozitën për tradhëti dhe terrorizëm, Davutollu shtoi, “fëmijët, gratë, që po përpiqen për të shpëtuar nga ky regjim nuk mund të quhen terroristë.”
Suksesi i 'Gjeneva II' varet nga dy kritere, përmirësimi i situatës humanitare në terren dhe formimi i një grupi kalimtar qeverisës, shpjegoi ai.
Ai pohoi , "një tranzicion i ri qeverisës do të drejtohet nga njerëz që nuk i kanë duart e tyre të përlyera me gjak . "
Sipas OKB-së, më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë në luftën tri- vjeçare në Siri, dhe më shumë se dy milionë sirianë janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje, Turqi, Liban, Jordan, dhe Irak./mesazhi/