Në një intervistë për Southeast European Times në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava foli për bashkëjetesën dhe natyrën e Islamit.
“Islami nuk ka asgjë të përbashkët me terrorin, fondamentalizmin, vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Kjo është kundër normave të Islamit”. tha Myftiu Naim Tërnava.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, beson se pavarësia e vendit ka krijuar mundësi më të mira për të gjithë bashkësitë fetare që të ushtrojnë besimet e tyre lirisht dhe të forcojnë më mirë bashkëpunimin rajonal.
Përveç tjerash në këtë intervistë, Tërnava tha se për shkak se bashkësia islame është më e madhja në Kosovë, ajo mban më shumë përgjegjësi.
“Kjo është arsyeja se pse ndjehem mirë kur në Kosovë mbretëron siguria dhe paqja ndër-fetare”, tha ai, duke shtuar se paqja dhe siguria janë të rëndësishëm për të gjithë besimet.
“Gjatë luftës 19998-1999 me forcat e Sllobodan Millosheviçit, xhamitë u shkatërruan, dhe 37 imamë u vranë. Sot, në një Kosovë të pavarur, bashkësia islamike ndjehet e sigurt dhe e respektuar”, tha Myftiu.
“Pozita juridike e bashkësive fetare nuk është sqaruar ende,” tha ai. “Nuk na është dhënë hapësirë e mjaftueshme për të kontribuar në luftën kundër dukurive negative. Bashkësia dëshiron që feja futet në programet e shkollave publike, që vajzat të lejohen të mbajnë shami në shkolla dhe të ndërtohet më shumë infrastrukturë për Bashkësinë Islame”,u shpreh ai.
Ai gjithashtu u pyet se çfarë tipi i islamit praktikohet në Kosovë. “E quajmë atë Islami tradicional. Kemi të drejtë që ta quajmë kështu. Është origjinal, i pastër. Nuk ka nevojë që t’i jepet Islamit një imazh tjetër në varësi të vendit, hapësirës ku rrojnë besimtarët”, u shpreh Tërnava, sipas të cilit Islami u jep paqe dhe begati të gjithë atyre që i kundërvihen dhunës.
Myftiu Tërnava, gjithashtu kundërshtoi zërat se radikalët nga jashtë po ushtrojnë ndikim. “Në periudhën pas luftës shoqata të ndryshme hynë e ishin aktive në Kosovë dhe disa nga anëtarët e tyre u përpoqën të indoktrinojnë të rinjtë”, vlerëson ai.
(Zhurnal)