Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ndërpret ministrin gjerman Davutoglu: Ministër, nuk ekziston ‘terrorizëm islamik’ Tue 6 Dec 2011 - 10:31 | |
| Ministri i jashtëm turk Ahmed Davutoglu, i cili ndodhet në Gjermani për një vizitë pesë ditore, e ndërpreu fjalën e ministrit të brendshëm gjerman, Hans Peter Friedrich, për shkak se përdori termin “terrorizëm islamik” gjatë një takimi në mbrëmje.
Davutoglu e ndërpreu fjalimin e ministrit kur ai përmendi togfjalëshin “terrorizëm islamist”, duke thënë: “Një minutë, unë asnjëherë nuk kam përdorur termin “terrorist i krishterë” edhe pse vrasësit neo-nazistë (që akuzohen për vrasjen e tetë turqve dhe një greku) janë të krishterë. Ju nuk mund të thoni “terroristë islamistë”. A mos kam përdorur unë togfjalëshin “racistë gjermanë” pas incidenteve(vrasjes së emigranteve)” dhe shtoi se ai mund t’i përkufizonte vrasjet si akte raciste dhe akte të një organizate neo-naziste, por nuk i quan vrasësit terroristë të krishterë.
Kur ministri gjerman u shpreh se ata përdornin frazën terrorizëm islamik për t’iu referuar grupeve si al-Kaeda, Davutoglu u përgjigj: “Po, ne mund t’i quajme al-Kaeden apo Baader Menihof organizata bandite terroriste, por nuk mund te përdorim termat terroristë islamistë apo të krishterë.”
Para takimit me Friedrich, ministri turk u takuam e familjet e viktimave turq të vrarë nga grupe kriminele neo-naziste. | |
|