Përfaqësues të shoqatave muslimane në Gjermani kanë kritikuar ministrin e ri të Brendshëm
Hans-Peter Friedrich për shkak deklaratave të tij për islamin.
Friedrich e ka cilësuar Konferencën Islamike si një aktivitet shou (dëfryes), tha Kryetari i Këshillit islamik gjerman, Ali Kizilkaya, për gazetën gjermane “Bild”.
Politikani i CDU-së në paraqitjen e tij të parë zyrtare si ministër
për Punë të Brendshme tha të enjten se muslimanët janë pjesë e
Gjermanisë moderne por shtoi se “të thuash që Islami i përket Gjermanisë nuk është një fakt i mbështetur nga historia,” raporton ‘The Guardian’.
Ai iu kundërvu me këtë edhe presidentit gjerman Christian Wulff, cili më parë kishte deklaruar se “Islami në ndërkohë është pjesë e Gjermanisë”.