Një anëtar udhëheqës i partisë më të fuqishme islame në Egjiptit ka kritikuar thirrjet e opozitës për bojkotim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nënkryetari i Vëllazërisë Myslimane Essam el-Erian, shkroi në Facebook se zgjedhjet janë një test popullor, që parandalon marrjen e pushtetin ekzekutiv pa një mandat demokratik, duke aluduar kështu në Muhamed El Baradei, i cili ftoi për bojkot të zgjedhjeve. Vëllazëria Muslimane është grupi më i fuqishëm politik i vendit, të cilët janë të parët që erdhën në pushtet pas zgjedhjeve demokratike.[justify]