Zëdhënësi i Qendrës Islame në Zvicër, njoftoi se vitin tjetër do të nis punën televizioni islam për muslimanët e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë
Kasim Ajli, zëdhënësi i Qendrës Islame në Zvicër, ka theksuar se shumica e fondeve të dhënë për televizionin islam janë siguruar, prandaj sipas të gjitha gjasave vitin tjetër pritet emitimi i programeve të para.
Selia qendrore e këtij televizioni do të jetë në Bernë të Zvicrës, por që zyrat e saj do t’i ketë edhe në Vjenë dhe Berlin.
Iniciuesit thonë se ky televizion është menduar të jetë zëri i të gjithë muslimanëve në vendet ku flitet gjermanishtja. Sipas tyre synimi i këtij televizori nuk është vetëm emitimi i ligjëratave, por aty do të ketë edhe programe shkencore, kulturore dhe lajme nga bota islame.
Televizioni Islam do të mund të shikohet përmes satelitit.