49 muslimanë, media britanike BBC nuk e përdori termin “sulm terrorist” ndërsa Daily Mirror për terroristin publikoi fotografi të fëmijërisë dhe e quajti “fëmijë engjëll”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Disa nga mediat britanike në lidhje me sulmin terrorist që kishte në objektiv dy xhami në Zelandën e Re, preferuan të përdorin në lajmet e tyre një gjuhë ndryshe në krahasim me sulmet terroriste që ndodhën në Evropë.
Derisa institucionet kryesore mediatike të botës kanë përdorur titullin sulm terrorist në lidhje me ngjarjen, bëhet e ditur se BBC për ndjekësit e saj masakërn e ka transmetuar vetëm si “sulm i armatosur” ose “sulmi në xhaminë në Zelandën e Re”.
BBC e cila përdori shprehjen “terrorizëm” për sulmin më 22 mars 2017 në Londër ku u vranë 6 persona ndërsa për masakrën ku u vranë 49 muslimanë nuk ka bërë të njëjtin vlerësim.
– Reagim ndaj BBC-së
Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeidinejad në një deklaratë në rrjetin social tha se “Sulmi me thikë në Londër për drejtuesit e BBC-së konsiderohet sulm terrorist, ndërsa masakra në Zelandën e Re vetëm një sulm”.
Ndërsa ministrja e të Drejtave të Njeriut në Pakistan, Shireen Mazari në llogarinë e saj në Twiter ka shkruar: “Aktualisht po ndjek BBC-në dhe jam e shokuar që gazetari i BBC-së në Australi nuk përdor shprehjen ‘terrorizëm’ në lidhje me lajmin e sulmit terrorist në Zelandën e Re”.
Edhe ish redaktori i BBC-së, Rifat Jawaid ka reaguar duke thënë “Si një ish-redaktor i BBC, unë jam tepër i zhgënjyer me publikimet tuaja të njëanshme në mënyrë të verbuar. Derisa kryeministrat e Australisë dhe Zelandës së Re i cilësojnë sulmet si një sulm terrorist, ky për televizionin dhe redaktorët tuaj është vetëm një sulm në xhami! E turpshme”.
– Për terroristin tha “fëmijë engjëll”
Një tjetër institucion i shtypit britanik që ka tërhequr reagime është edhe gazeta Daily Mirror e cila në lajmin e saj ka përdorur titullin kryesor “masakër në xhami”, dhe duke dhënë në faqen e parë fotografinë e terroristit në krahët e babait të tij, ka përdorur për Brenton Tarrant shprehjen “fëmija engjëll që u shndërrua në masakrues djallëzor i ekstremit të djathtë”.
Në lajmin ku janë treguar si burim deklaratat e ish shokëve, është mbrojtur ideja se terroristi “është një trajner i dashur personal që jep programe sportive falas për fëmijët” por se “atë e ka ndryshuar diçka gjatë udhëtimeve që ka bërë në vitet e fundit”.
Pavarësisht se gazeta ka përdorur shprehjen “terrorizëm” për masakrën, është vlerësuar se ajo ka bërë përpjekje për të shtrembëruar çështjen nëpërmjet fotografive nga fëmijëria e terroristit.
Një përdorues i Twitter-it me emrin Matt Wain ka tërhequr vëmendjen me ndryshimin duke thënë se e njëjta gazetë e ka quajtur “maniak i DEASH-it” autorin e sulmit terrorist kundër një klubi të natës në SHBA. Po ashtu edhe Adam Walker një tjetër përdorues ka shkruar se gazeta është larg vlerës së etikës. Gjithashtu edhe James Mather ka tërhequr vëmendjen në ndryshimin dhe ka shkruar: “Një shembull i racizmit institucional i shtypit perëndimor. Në këtë shembull, Daily Mirror çuditërisht është në situatë edhe më të keqe sesa më i keqi i atyre”.
– Edhe shtypi në Francë nuk e përdori termin “terrorizëm”
Njëjtë edhe shtypi francez nuk ka theksuar termin “terrorizëm” ku gazetat më kryesore në vend kanë përdorur termin “terrorizëm” në lidhje me sulmet e kryera në Francë, por ato janë shmangur në përdorimin e kësaj shprehjeje në lajmet e tyre për Zelandën e Re.
Gazeta Le Figaro e cila e cilësoi si sulm terrorist sulmin që ndodhi në Paris më 13 nëntor 2015 ku humbën jetën 130 persona, nuk e ka parë si sulm terrorist masakrën e cila kishte në objektiv muslimanët në xhami.
Në të njëjtën mënyrë edhe gazeta Le Parisien në lajmet e saj të publikuara në lidhje me sulmin në Zelandën e Re nuk e ka përdorur shprehjen sulm terrorist. Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se edhe France Info nuk ka bërë të njëjtin vlerësim si ato që ka bërë për sulmet e ndodhura në vitet e mëparshme në vend duke i cilësuar si sulme terroriste.