Rreth 100 fëmijë irakianë nga sektet shiitë dhe jazidë, janë marrë peng dhe po mbahen si të tillë në Mosul, nga militantët e te vetëquajturit Shteti Islamik (ISIS), njoftuan burime që gjenden brenda qytetit të Mosulit.
Megjithatë, ky njoftim nuk mund të konfirmohet ende në mënyrë të pavarur. Sipas këtyre burimeve, 50 fëmijë shiitë dhe 45 jazidë, mbahen peng në një jetimore, në lagjen ”Zuhir”, në qytetin që gjendet nën kontrollin e militantëve të ISIS-it.
Të vegjëlit bëjnë pjesë në një grup prej qindra personash, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë, të rrëmbyer nga militantët që në muajin qershor në lokalitetet e Tellafarit dhe Shingalit, në lindje të Mosulit. /trt/