Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Biden në Turqi, në fokus lufta kundër ISIS-it | |
- Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, erdhi mbrëmë për një vizitë zyrtare treditore në Turqi. Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Ataturk” të Stambollit, Joe Biden iu drejtua Zyrës së Kryeministrit në Pallatin Dolmabahçe, ku u takua me kreun e qeverisë turke, Ahmet Davutoglu. Gjatë vizitës së tij në Turqi, Biden do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë qëndroi të premten në Ukrainë, nga ku deklaroi se “Rusia do të paguajë një çmim të lartë në rast të përshkallëzimit të dhunës në Ukrainë”. Vizita e Bidenit vjen pas deklaratave të Erdoganit se koalicioni kundër ISIS-it nuk i ka plotësuar kërkesat e Turqisë, e cila do të mbetet e përmbajtur derisa ato të plotësohen. Pikërisht lufta kundër ISIS-it do të jetë dhe pika kryesore e bisedimeve të zv/presidentit amerikan me autoritetet më të larta turke. Turqia refuzon kategorikisht të ndërhyjë ushtarakisht në ndihmë të forcave kurde, të cilat mbrojnë prej dy muajsh qytetin sirian me shumicë kurde të Kobanit, që vazhdon të jetë nën rrethimin e militantëve të ISIS-it. Ankaraja zyrtare e konsideron partinë kryesore kurde në Siri (PYD) si një lëvizje terroriste dhe mendon se një mbështetje ushtarake ndaj këtij grupi do të shkojë në përfitim të terroristëve të PKK-së, e cila lufton kundër Forcave të Armatosura të Turqisë që prej vitit 1984. Turqia privilegjon luftën kundër regjimit sirian të Beshar Esadit dhe mbështet ushtarakisht opozitën e moderuar.:
| |
|