Përbërësit për 4 veta:3 kokra vezë
150 g sheqerë
6 dl qumësht
30 g qumësht pluhër
30 g nisheste
2 lugë kafeje sheqer vanilie
Çokollatë për sipër
Qershi ose vishnje
Përgatitja:Ndjamë veçmas të kuqë nga të bardhët e vesë dhe ndaras i përziejmë secilën prej tyre.
Në enën, ku kemi përzier të kuqtë e vezës hedhim 100 g. qumësht pluhur, nishesten dhe sheqerin vanilie.
I përziejm mirë. Ato i vendosim mbi zjarr dhe i lëmë të vlojnë duke i përzier që të mënjanojmë ngjitjen në tenxhere.
Koha e zierjes zgjat 40-45 minuta. Të bardhët e vezës përzihen derisa të bëhen shumë në ngjyrë të bardhë dhe ia hedhim përsipër tenxheres, ku kemi vënë të kuqtë e vezës.
Vazhdojmë përzierjen me kujdes. Ashtu të nxehtë , masën e krijuar e shpërndajmë nëpër pjata, ose gota speciale për desert.
Përsipër bëjm zbukurimet me grimca çokollatash dhe qershi ose vishnje.