Rritet tensioni në rrugët e Algjerisë. Pas rënies së regjimit egjiptian, si duket radhën e ka një vend tjetër afrikan. Organizatorët e demonstratave befasuan policinë duke u mbledhur disa ora para afatit të paralajmëruar.
Në sheshin kryesor të shtetit kanë filluar të tubohen qindra protestues. Policia mundohet të pengojë ardhjen në kryeqytet.
Mes të arrestuarve është edhe një aktivist i të drejtave të njeriut. Al-Xhezira njofton se numri i protestuesve është duke u shkuar në tre mijë, ndërsa tubimin e protestuesve e pengojnë 35000 polic.
Partitë opozitare dhe sindikatat kërkojnë reforma ekonomike, por disa të tjerë kërkojnë edhe ndërrimin e regjimit.
(Breziiri)