Argumentet e qarta të Kur´anit dhe Sunnetit, dhe koncensi i gjeneratave të para të këtij ummeti, tregojnë se ekzistojnë vetëm dy festa në Islam: Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami. Çdo festë tjetër që ka të bëjë me një person, grup, ngjarje apo çfarëdo tjetër, janë festa të shpikura, të cilat nuk lejohet që Muslimanët ti shikojnë, aprovojnë apo të shprehin kënaqësi në rastë të tilla, apo të ndihmojnë tjerët në festimin e tyre në çfarëdo qoftë mënyre, sepse kjo është tejkalim i kufinjve të shenjtë të All-llahut, dhe kushdo që tejkalon kfinjtë e shenjtë të All-llahut, ai i ka bërë keq vetës së tij. Nëse festa e shpikur është edhe festë e jobesimtarëve, atëherë mëkati është edhe më i madh, sepse kjo është imitim i tyre dhe është lloj i të marrurit ata si shokë të ngushtë në Librin e Tij të Shenjtë. Dhe është dëshmuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kushdo që imiton një popull, ai është prej tyre."