Amaneti ne drurin e çuditshem
Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur,se i Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira Zotit qofshin mbi të, ka përmendur një njeri nga beni israilët që i kishte kërkuar një tjetrit,po ashtu nga beni israilët,ti jep borxh një mijë dinarë.
Borxhdhënësi: Më sjell dëshmitarë që të dëshmoje!
Borxhmarrësi: Mjafton Allahu dëshmitar.
Borxhdhënësi: Më sjell dorëzanë!
Borxhmarrësi: Mjafton Allahu dorëzanë.
Borxhdhënësi: E ke thënë të vërtetën.
Ia jep 1000 dinarë atij që e kërkoj borxhin. Ai i mori dhe shkoi në vendin e vet në anën tjetër të detit.Kur i kreu nevojat e veta dhe deshi ta kthen borxhin në afatin e caktuar, doli në bregdet, por nuk gjeti anije.E mori një copë druri dhe e bëri një vrime në te.I vuri aty 1000 dinarë dhe një letër për shokun e tij. E mbyll vrimën dhe i afrohet detit.Borxhmarrësi:
O Zot, Ti e di se unë kam marre borxh prej filanit 1000 dinarë. Ai më kërkoi dorezane, e unë i thashë mjafton Allahu dorëzanë dhe ai u pajtua me Ty.Më kërkoi dëshmitarë, e unë i thashë mjafton Allahu dëshmitarë dhe ai u pajtua me Ty.Mirëpo unë tani u orvata të gjej anije për t'ia kthyer borxhin, por nuk gjeta, e tani e dorëzoj këtë amanet te Ti dhe e hedh copën e drurit në det.
Pastaj kthehet por vazhdimisht përsëri ka kërkuar të gjen anije për të shkuar ta kthen borxhin.Në anën tjetër kishte dal borxhdhënësi dhe priste mos po vjen ndonjë anije që t'ia sjellin borxhin kur, ja, një copë druri ndalet në breg.E merr copën e drurit dhe shkon në shtëpi.Kur e hap vrimën i gjen 1000 dinarëi dhe letrën.Pasi kalon një kohë, vjen borxhmarrësi me 1000 dinarë tjera për ti kthyer (se nuk e dinte a kanë arritur ato të drurit).Borxhmarrësi:
Pasha Allahun, vazhdimisht kam kërkuar anije që të vij të ta kthej borxhin por nuk gjeta deri këtë herë që po arrij tani.
Borxhdhënësi: A mos më ke dërguar mua ndonjë gjë?
Borxhmarrësi: Unë po të them se nuk kam gjetur anije para kësaj here që erdha.
Borxhdhënësi: Allahu ta ka kthyer borxhin me copën e drurit që e ke dërguar te unë.Pastaj,ai me 1000 dinarët, kthehet i kënaqur.
(Ky tregimi është te përmbledhja e Buhariut 3/56)
Marre nga libri: Rrefime te mrekullueshme profetike
Autor: Muhamed Xhemil Zejno
islami-eshte-drit.2009/2011