Në kohën e imam Malikut në Medine, dijetarët thanë që nuk I lejohet kujt të jap fetua, sa është imam Malik gjallë dhe kjo ka ngjarjen e saj.Në Medine vdiq një grua, të afërmit e saj morën një tjëtër grua që ta lajnë xhenazen. Kur ajo po e lante tha: “ Lavire që ke qënë tek Allahu do ta shohësh se cfarë ke për të pësuar.” – dhe në atë moment, dora e saj që fërkonte trupin e pa jetë të gruas, I ngjiti sipër saj. Ajo tentoi disa herë që ta hiqte dorën e saj, por ishte e kotë, dora nuk u shkulte.
Njerëzit qëndronin pas dere duke pritur përfundimin e larjes se xhenazes, por kur filloi të kalojë ora njerëzit kujtuan se gruaja kishte vdekur brenda. Kur u futën njerëzit për të parë, panë që dora e gruas kishte ngjitur sipër trupit të pajetë, provuan dhe ata ta shkëpusnin por ishte e kotë.Menduan të shkonin tek dijetarët dhe ti pyesin për këtë ndodhi dhe se si mund të vepronin, por ata nuk I dhanë asnjë përgjigje.
Njëri prej tyre tha: “Le të shkojmë një herë tek imam Malik se ndoshta na jep ndonjë përgjigje rreth kësaj cështjeje.”Shkuan tek imam Malik dhe I drejtuan atij pyetjen që kishin. “O imam, kështu është cështja, cfarë të bëjmë.”Imami ju përgjigj: “ Pyetni një herë atë grua, cfarë po mendonte ajo kur po e lante atë xhenaze.”Marrë përgjigjen e imam Malikut, njerëzit shkuan tek gruaja dhe e pyetën se cfarë po mendonte ajo kur po lante trupin?
Ajo I tha: “jo nuk po mendoja, por po thoja lavire që ke qënë…” – po ti a e ke parë atë me sytë e tu- jo tha ajo – nuk e kam parë.Shkuan tek imami dhe I treguan se cfarë I kishte thënë gruaja.Imami I tha: “Goditeni me 80-shkopinj sepse vërtetë ka shpifur”Kur filluan ta godasin 1, 2, 3, … deri kur arritën tek 79, 80, gruas ju shkit dora.Atëherë thanë : “Sa të jetë Imam Malik gjallë nuk I lejohet kujt të japë fetva.”
Kini kujdes vellezer nga shpifja rreth njerezve se me te vertete ajo eshte nje gje e rende.
Tue 10 Jan 2012 - 1:07 nga Bona