Një zyrtar i lartë i ushtrisë egjiptiane, që nuk pranoi të publikonte
emrin, bëri të ditur se kanë lejuar të kalojnë në Kanalin e Suezit 2
anije luftarake të Iranit.
Kurse në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u tha se “Irani vepron pa përgjegjësi”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Lieberman, kërkesën
e Iranit për të kaluar dy anije nga Kanali i Suezit e kishte cilësuar
si një akt “provokues”.
Lieberman e kishte akuzuar Iranin se po mundohet të përshkallëzojë tensionin në rajon.
Ndërsa Iran deklaroi se nuk kanë bërë ndonjë veprim që bie ndesh me normat e të drejtës ndërkombëtare.
Kjo është hera e parë që anijet luftarake iraniane do të zbresin në
Mesdhe përmes Kanalit të Suezit që nga revolucioni i vitit 1979.
(TRT)