Dy luftanije Amerikane janë nisure drejt bregdetit libian, vetëm një ditë pas sulmit në konsullatën e SHBA në Bengazi, ku ambasadori amerikan Chris Stevens dhe 3 zyrtarë mbeten të vdekur.
Dy shkatërruesit me 300 marinarë në bord, Laboon USS tashmë ndodhet më bregun libian, ndërkohë USS McFaul, pritet që brenda pak ditësh të arrijë në destinacioni e duhur. Siç raporton Asociated Press dy luftanijet nuk kanë akoma një mision specifik, ndërkohë që në Mesdhe ndodhen të dislokuara 3 anije të tjera luftarake, të pajisura me raketa Tomahok, ose me rreze të gjatë lundrimit raketore në gatishmëri.
Dy luftanijet i bashkohet rreth 200 forcave kundër-terrorizmit, të cilat pas sulmit në Bengazi ndodhen në terren. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu të evakuojnë personelin diplomatik në Libi, ndërkohë që në ambasadën e Tripolit do të mbetet vetëm një njësi emergjente.
Ambasadori Amerikan në Libi, Chris Stevens, dhe 3 funksionarë të lartë të Konsullatës Amerikane humbën jetën në sulmin që iu bë mbrëmjen e së martës selisë diplomatikë në Bengazi. Sipas qeverise libiane, sulmi nisi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku qindra persona të armatosur u mblodhën përpara konsullatës amerikane per te protestuar kundër filmit amerikan që konsiderohet ofendues ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, cka pati shkaktuar të marten protesta edhe para Ambasadës Amerikane në Kajro.
Ndërkohë, Al Kaeda mori përsipër sulmin, duke deklaruar se ishte një reagim i militanteve ndaj vrasjes së Abu Al-Libi, numrit dy të organizatës. Ministria e Brendshme libiane raportoi për një sulm të armatosur dhe të shtëna armësh në konsullaten amerikane nga disa militantë.
Obama: Sulmuesit para drejtësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar sulmin kundër Konsullatës amerikane në Libi, duke u zotuar se autorët e tij do të përballen me drejtësinë. Në sulmin e 11 shtatorit në Bengazi kanë humbur jetën ambasadori amerikan atje, Kristofer Stivens, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.
“SHBA e dënon me termat më të fuqishëm këtë sulm të egër dhe tronditës. Ne po punojmë me Qeverinë e Libisë për të siguruar diplomatët tanë. Po ashtu kam udhëzuar administratën time që të shtojë sigurinë në lokacionet diplomatike në mbarë botën. Dhe, do të punojmë me Qeverinë në Libi për të sjellë para drejtësisë vrasësit që sulmuan popullin tonë”, ka thënë Obama.
SHBA: Sulmi në Bengazi mund të jetë planifikuar
Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi që vrau ambasadorin amerikan në Libi dhe 3 diplomatë të tjerë amerikanë në qytetin e Bengazit mund të jetë planifikuar dhe jo një shpërthim spontan i nxitur nga ndjenja anti-amerikane. Zyrtarët thanë se sulmet e së martës nga një grumbull njerzish të armatosur kundër konsullatës amerikane në Bengazi me sa duket ishte një operacion i bashkërenduar dhe kompleks.
Por zyrtarët thanë se është tepër herët të identifikohen vrasësit e ambasadorit Christopher Stevens dhe tre kolegëve të tij apo nëse sulmi ishte bashkërenduar që të përkonte me 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.
Sulmi filloi të martën vonë, së pari me armë zjarri dhe më pas sulmuesit i vunë zjarrin ndërtesës. Autoritetet lokale e gjetën trupin e ambasadorit Stevens dhe e çuan menjëherë në një spital të Bengazit, ku ai u shpall i vdekur nga tymi në sistemin e frymëmarrjes.
/BalkanWeb/