Vizitor Vizitor
| Titulli: Ndarja e bukës me të tjerët është më e shijshme se sa ngrënia e saj Tue 22 Feb 2011 - 11:52 | |
| - Cito :
- Ishte ora e fundit dhe nxënësit me padurim pritnin që të dalin nga shkolla. Të gjithë ishin të përgatitur për të dalë, vetëm artani nuk ishte I përgatitur dhe bënte çmos për t`u vonuar. Artani bëhej sikur po përgatitej me hapa të rënda dhe nganjëherë e shikonte mësuesen drejt në sy. Mësuesja e vërejti këtë gjë dhe pasi që të gjithë nxënësit dolën jashtë , e pyeti Artanin:
Çka u bë Artan, a nuk po shkon në shtëpi?
Artani iu përgjigj: Desha të bisedoj me ju mësuese?
Po mirë Artan, urdhëro çka do të thuash?
Desha të flas për shokun tonë, për Agimin?
Më duket se nuk e kanë gjendjen e mirë. Nëna e tij nuk I vë gjëra të mira për të ngrënë në çantë?
Po?
Dua që t`I ndihmoj Agimit? Por nëse e kupton që unë I kam ndihmuar, do të mërzitet.Nëse çdo ditë veçoj nga pak para sa për të blerë një gjevrek, a ka mundësi, a ka mundësi që ato para t`ia jepni ju Agimit?
Nxori një grusht me para nga xhepi dhe ia la mbi tavolinë mësueses. Mësuesja Drita nuk I preku paratë fare. U ulnë karrige dhe filloi të mendojë. Me sa ishte e informuar edhe Artani nuk e kishte gjendjen aq mirë. Edhe pse nu I takonte një familjeje të pasur, dëshironte që t`I ndihmojë shokut të tij dhe nuk donte që këtë gjë ta dijë asnjëri.
Mësuesja Drita duke iu drejtuar Artanit: Ndalu pak Artan. Me aq sa jam e informuar edhe gjendja juaj nuk është aq e mirë. Mos vallë jam gabim?
Po, keni të drejtë mësuese. Babai im punon me rrogë ditore. Shumë herë edhe s`mund të gjejë punë. Por edhe unë jam duke punuardhe duke fituar para.
Çfarë je duke punuar?
Jam duke shitur gjevrekë.
Mësuesja Drita përsëriu ndal për një moment dhe filloi të mendojë.Me të vërtetë u mahnit nga ndjenja për mirësi që e posedonte Artani.Por ja që ishte vështirë që ai ta bënte një gjë të tillë, andaj mësuesja Drita duhej të gjente një gjë të tillë, andaj mësuesja Drita duhej të gjente një rrugë për ta ndaluar Artanin, por pa ja thyer zemrën atij. Mësuesja Drita përsëri iu drejtua Artanit:
Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?
Një biznismen shumë I pasur….
Pse?
Që sa më shumë t`u ndihmojë njerëzve……
Mirë atëherë , I tha mësuesja Drita.Më dëgjo mua Artan, është e vërtetë se gjendja e Agimit s`është e mirë. Por edhe gjendja juaj nuk ëhstë më e mirë se e Agimit. Po deshe mos shpejto kaq shumë, kur të bëhesh I pasur, atëherë u ndihmon njerëzve. A nuk bën ashtu?
Jo, iu përgjigj Artani. Tani duhet ta bëjë këtë punë.
Pse nuk mundet? Ia priti mësuesja.
Janë tre arsye se pse nuk mundet:
E para: Paratë që I fitoj unë në realitet nuk janë të miat. Ngaqë jam bamirës, Zoti më bën simpatik ndaj njerëzve. Kështu që njerëzit ndikohen nga kjo dhe blejnë edhe më shumë gjevrekë nga unë. Për këtë shkak, unë shes më shumë gjevrekë bile edhe nga ata që punojnë gjithë ditën. Në lagje e kemi edhe xhaxhi Hasanin që çdo ditë e mer nga një gjevrek dhe I ushqen pëllumbat.
E dyta: thonë që, “Pema lakohet përderisa është e njomë”.Nëse nuk mësoj që tani të bëjë mirësi, kur të rritem s`do të bëj fare. Nëse nuk bëj mirësi që tani dhe e shtoj në të ardhmen kur të bëhem I pasur , kur të bëhem me të vërtetë I pasur do ta zhgënjej veten, duke menduar që të bëhem edhe më I pasur.
Arsyeja e tretë është më e rëndësishmja: Kurt ë rritem dua të bëhem biznesmen shumë I pasur. Njerëzit që nuk investojnë në kohë, nuk mund të bëhen biznesmen të mdhenj.
Mësuesja Drita e dëgjonte Artanin sikur të qëndronte ndonjë I rritur për para saj: Këtë të fundit nuk e kam shumë të qartë, e ndërpreu mësuesja.
Ngaqë tani nuk jam shumë I pasur mund të ndajë aq para vetëm sa për një gjevrek për të ndihmuar. Zoti parajsën ua jep atyre që bëjnë mirësi aq sa e kanë fuqinë.Ngaqë fuqia ime është kaq, edhe çmimi i parajsës vlen sa paratë e disa gjevrekëve.Nëse ndërroj jetë pa u bërë I pasur, do të mund të hyjë në parajsë me paratë e disa gjevrekëve. A ka ndonjë investim më profitabil se kjo?
Edhe nëse nuk e keni gjendjen të mirë, merrni dy bukë dhe lëreni para derës së një të varfëri në lagjen tuaj. Pritni pak jashtë një shkolle dhe ndonjë fëmije me këpucë të grisur, blijeni një palë këpucë, e kështu me radhë. Mjafton që të mos rrini pa bërë asgjë!
Shkrujti: Merjem Salihi Marur nga Revista Zaman Për Forumin: www.islamieshtedrit.com |
|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: Ndarja e bukës me të tjerët është më e shijshme se sa ngrënia e saj Tue 22 Feb 2011 - 13:28 | |
| Selamu Alejkum Motrushe All-llahu qofte i kenaqure me Ju dhe All-llahu te shperblefte per cdo shkronje qe e ke shkrujte n'kete Tregime | |
|