Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Jusuf El – Kardavi nxjerr fetva për vrasjen e Gadafit Tue 22 Feb 2011 - 12:03 | |
| Kryetari i Unionit të dijetarëve islam Dr. Jusuf El Kardavi ka dhënë fetvan për vrasjen e tiranit Muamer El-Gadafi, për arsye se ai për vrasjen e popullit të tij përdor aeroplan bombardues dhe mercenarë të huaj. Dr Kardavi në intervistën e tij për Kanalin El Jezira të hënën në mbrëmje ka kërkuar nga udhëheqësit ushtarak, oficerët dhe ushtarët e ushtrisë Libiane që të mos dëgjojnë dhe të mos i binden urdhrave të Gadafit për të vrarë popullin e tyre, sepse kjo bindje dhe ky nënshtrim sipas islamit është Haram (i ndaluar), ngase nuk ka bindje ndaj krijesës në mosbindjen ndaj Krijuesit. Dr. Kardavi ka thënë: “Tani po nxjerrë fetvanë për vrasjen e Gadafit, atëherë cilido oficer, ushtar apo person tjetër që ka mundësi ta ekzekutojë atë, le ta ekzekutojë për të shpëtuar popullin libian dhe kombin nga e keqja e këtij njeriu që është i çmendur. Pastaj vazhdoi duke thënë: Nuk lejohet për asnjë oficer që ti bindet urdhrave të Gadafit, ti bindet padrejtësisë dhe shtypjes.” Vrasja e popullit të tij me këto mjete, është nga mëkatet e mëdha, andaj i drejtohem oficerëve që gjenden për rreth Gadafit me fjalën e Allahut xh.sh. ku thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi ku do të jetë i përhershëm në të. Hidhërimi dhe mallkimi i Allahut do të jetë mbi te dhe për të do të ketë ndëshkim të madh.” Apeli i Kardavit ushtrisë libiane Dr. Kardavi ushtrisë libiane iu drejtua me këto fjalë: “Ju nuk jeni më pak atdhetar se ushtria e Tunizisë që refuzoi urdhrat e kryetarit tani më i ikur që ti vrasin protestuesit e tyre. Ju gjithashtu nuk jeni më pak atdhetar se ushtria e Egjiptit e cila e mbrojti revolucionin dhe nuk pranoi të zbatojë urdhrat e Mubarakut.” (Breziiri / Al-Jezira) | |
|