Dijetari i shquar mysliman Jusuf el-Kardavi filloi dje një vizitë në Gaza, zonë kjo e qeverisur nga Hamasi, e që është ne kufi me Egjiptin.
Kardavi, i cili është shtetas i Katarit dhe është i afërt me Vëllazërinë Myslimane, mbërriti në territorin e Gazas rreth orës 21:30.
Shejh Kardavi kryesoi një delegacion prej 50 myftinjsh nga 14 vende dhe u përshëndet nga Kryeministri i qeverisë së Hamasit Ismail Hanijeh.
"Ambicia jonë është që të jetojmë dhe të vdesim në rrugën e Allahut në Palestinën e lirë," tha ai pas mbërritjes, duke shtuar se për herë të fundit ishte në Gaza në vitin 1958.
"Unë jam i sigurt se ne do të mposhtim këtë pushtim të tokave palestineze. Askush nuk mendonte se njerëzit do të triumfonim dhe të rrëzonin tiranët të cilët sundonin Egjiptin dhe Tunizinë. Dhe Siria gjithashtu do të dalë fitimtare, ashtu si është edhe Islami, "tha ai, duke iu referuar revoltave të pranverës arabe.
Ndërsa kryeministri Hanijeh, në një fjalim të mirëpritjes, tha se ishte i nderuar që Shejh Kardavi, i cili është një nga iniciuesit e Pranverës Arabe, po shkelte në tokën e Palestinës".
Kardavi ka thënë se qëllimi i udhëtimit tre-ditor në Gaza ka ishte për të mbështetur popullin e saj dhe të marrë pjesë në heqjen e bllokadës izraelite kundër tyre.