Turqi: Gati të gjitha universitetet hoqën dorë nga ndalimi i hixhabit
E marte 25 Janar 2011 16:35
Është hera e parë që gati të gjitha universitetet e Turqisë kanë hequr dorë nga ndalimi i hixhabit për studente
Edhe pse ende nuk është aprovuar deri në fund legjislacioni i cili
anulon imponimin laik të bartjes së hixhabit, në praktikë gjërat janë
duke shkuar sipas planit të dizajnuar nga njerëzit që me dekada janë
duke luftuar kundër padrejtësisë sekulariste.
Ndryshimi në këtë çështje u zhvillua në shtator të vitit të kaluar,
pasi partia e kryeministrit Tayip Erdogan fitoi në referendum mbi
ndryshimet kushtetuese, dhe pasi që qeveria turke ka marrë vendim me anë
të së cilit kërkohet mbrojtja e të studenteve të cilët bartin hixhabin.
Për fat të keq, mbetjet e sistemit sekularist edhe më tej përpiqen me
imponimin e ndalim të hixhabit, por dita ditës ata janë duke humbur
këtë betejë të rëndësishme. Nuk është larg dita që përmes ndryshimit të
kushtetutës turke edhe kjo çështje të zgjidhet përfundimisht. Tani për
tani, është e rëndësishme çfarë po ndodh në praktikë. /islamgjakova.net/