A jemi gati...?!
A jemi gati për t’u takuar me Allahun e Lartësuar? Por para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të pyesim se çfarë kemi ofruar në këtë botë për botën tjetër?
A jemi përpjekur në rrugën e Allahut të Lartësuar me veten, pasurinë dhe gjuhët tona?
Sa kemi shpenzuar në rrugën e Allahut të Lartësuar?
Sa të këqija kemi ndryshuar?
Për sa punë të mira kemi urdhëruar?
A i edukuam djemtë dhe vajzat tona sipas Islamit?
A e kujtojmë Allahun kur jemi në mirësi ashtu siç e kujtojmë Atë në vështirësi?
A i ndihmojmë muslimanët në çdo vend të botës?
A e shfaqim armiqësinë tonë ndaj jobesimtarëve dhe miqësinë ndaj besimtarëve?
Një burrë prej ensarëve e pyeti të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të:
“O i Dërguar i Allahut, kush është njeriu më i mençur?”
Ai u përgjigj:
"Kush e kujton vdekjen më shpesh dhe kush përgatitet më mirë për të."[/B][/COLOR]