Muslimani
britanik akuzon kompaninë ajrore ‘Cathay Pacific’ për racizëm, pasi që
herën e parë është refuzuar të intervistohet për punë, ndërsa herën e
dytë u pranua sepse u paraqit me një emër “britanik”
Salim Zakhrouf është paraqitur për punë në zyrat e kompanisë ‘Cathay
Pacific’ në aeroportin Heathrow. Zakhrouf, i cili në Britani e Madhe
jeton që nga viti 1991 dhe është shtetas britanik, përmes e-mailit
është informuar se nuk është në mesin e përzgjedhurve.
48 orë më vonë u paraqit sërish me CV të njëjtë, por me emër tjetër,
Ian Woodhouse. Kësaj radhe u ftua nga ana e zyrtarëve të njëjtë të
cilët më parë e kishin refuzuar. Zakhrouf i zemëruar nuk pranoi të
shkonte në intervistë, por e paditi kompaninë ‘Cathay Pacific’ për
racizëm dhe diskriminim.
Pas kontakteve të ‘Daily Mail’ me administratën e kompanisë ‘Cathay
Pacific’ është kuptuar se, siç thonë ata, bëhet fjalë për një keqkuptim
për shkak të 709 aplikacioneve, prandaj ata e kanë ftuar përsëri në
intervistë Zakhroufin, i cili nuk ka më dëshirë të punojë për këtë
kompani./IGJ/