Shtetet
e Bashkuara të Amerikës kanë vënë veto mbi rezolutën e Këshillit të
Sigurimit të OKB-së, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraelite në
territorin palestinez, ndërsa 14 anëtarët tjerë të Këshillit kanë
votuar në favor të saj.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Susane Rice tha se vetoja “nuk duhet
të keqkuptohet dhe të nënkuptojë se ne e mbështesim aktivitetin e
kolonizimit”.
Palestinezët kanë thënë se vetoja e SHBA-së ndaj rezolutës dëmton
qëllimin e paqes, duke lënë Izraelin të largohet nga detyrimet e tij.
Ambasadori britanik, duke folur në emër të Britanisë, Francës dhe
Gjermanisë, ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun
Perëndimor, transmeton REL.