Pas tre muajsh trajtim mjekësorë jashtë vendit, mbreti Abdullah është kthyer në vend dhe menjëherë qytetarëve u ka premtuar përfitime prej 37 miliard dollarëve. Ky investim do të jetë për banim, studim jashtë vendit dhe siguri shoqërore. Në këtë mënyrë mbreti saudian mundohet të pengoj shfaqjen e trazirave që e kanë kapluar gati se të gjithë botën muslimane.
Tani për tani Arabia Saudite ka shmangur valën e trazirave që kapluan më parë Tunizinë, Egjiptin, Libinë dhe vendet tjera arabe, mirëpo nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodh më tej.
Kohë më parë muftiu Saudian Shejh Jusof Al-Ahmad, paralajmëroi për një revolucion popullorë në mbretëri për shkak, siç tha edhe ai, varfërisë së madhe dhe shpenzimeve marramendëse nga qeveritarët e vendit.
(Breziiri)