Dijetari i njohur Islam Dr. Jusuf Kardavi u bëri dje thirrje egjiptianëve që të marrin pjesë në votimin e referendumit duke votuar pro projekt kushtetutës së re të vendit.
Dr. Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman tha gjatë predikimit të xhumasë se votimi “Jo” në referendum do të i kushtonte vendit shumë duke shkaktuar kështu tërheqjen e investimeve nga Katari që kapin vleftën rreth $ 20 miliard.
“Unë do të votoj po, nuk mërzitem as për Presidentin Morsi e as për Partinë për Liri e Drejtësi, por mërzitem për Egjiptin, këtë vend të madh arab citohet te ketë thënë Dr. Kardavi.
Ai gjithashtu dënoi valën e dhunës gjatë javës së kaluar që pasoi me sulmet ndaj Vëllazërisë Muslimane, duke pohuar se ata e duan një shtet civil dhe jo fetar siç po pretendohet.
Dita e djeshme gjithashtu ishte përfshirë me protesta pro dhe kundër projekt kushtetutës, ndërsa sot është duke u mbajtur vala e parë e votimit në referendum në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 51 milion banorë./mesazhi/