ijetari i shquar mysliman Sheikh Jusuf Kardavi, njëkohësisht kreu i Shoqatës së dijetarëve muslimanë, do të udhëheq kërkimet në film dhe do të shërbejë si konsulent teknik për projektin.
Një seri filmike mbi jetën e Profetit Muhamed a.s do të planifikohet së shpejti. Tashmë është ndarë një buxhet prej 1 miliard dollarësh, dhe punët pritet ti kryej një kompani filmime me bazë në Katar, njofton World Bulletin.
Kompania tha se filmi do të jetë në gjuhën angleze dhe do të përkthehet në disa gjuhë të ndryshme.
Filmi biografik do të prodhohen si një seri të shtatë filmave , në vend të tre filmave siç ishte njoftuar më parë – dhe do të ketë një buxhet total prej 1 miliard dollarësh," tha kryetari i kompanisë Alnoor Ahmed Al-Hashemi në një deklaratë.
Kompania tha se "ekipi i ekspertëve ka përfunduar së shkruari skenarin pas kapërcimit të sfidave të shumta artistike dhe dramatike."
Alnoor njoftoi se në vitin 2009 ai ishte duke kërkuar financim për serinë e filmit, të prodhuar nga Barrie Osborne, një veteran i Hollivudit, i cili kishte bërë filmat “Mbreti i Unazave” dhe “Matriks”.
Profeti vetë nuk do të shfaqet në film, ngase feja islame ndalon shfaqjen e imazhit të tij.
Dijetari i shquar mysliman Sheikh Jusuf Kardavi, njëkohësisht kreu i Shoqatës së dijetarëve muslimanë, do të udhëheq kërkimet në film dhe do të shërbejë si konsulent teknik për projektin.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha