FRM i bën thirrje parlamentit të Kosovës dhe Shqipërisë që të mbaj një sesion në nderim të profetit Muhammed.
Ne Forumi i të rinjve muslimanë dënojmë ashpër faktin e lejimit të shfaqjes së filmit ofendues ndaj profetit tonë Muhamed,paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te !
Në një kohë kur bota ka nevojë për paqe,është tejet ofenduese dhe jo i logjikshëm nga shteti amerikan fakti i shfaqjes së filmit ofendues ndaj profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Forumi i të rinjve muslimanë ju bën thirrje presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani (por nuk i apelojmë Atifete Jahjages, pasi ajo është një islamofobe ashtu si edhe ata që kanë fyer profetin tonë), kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Shqipërisë Sali Berisha,të reagojnë publikisht dhe të dënojnë ashpër shfaqjen e filmit që ofendon islamin dhe profetin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Duke u bazuar në atë se Kosova ka mbi 95% banorë që i përkasin besimit islam dhe në numrin e banorëve të Shqipërisë ku mbi 70% janë të po këtij besimi,nga ku shihet se shumica dërrmuese janë muslimanë,i bëjmë thirrje udhëheqësve të vendit të reagojnë dhe të dënojnë ashpër filmin ofendues!
Po ashtu i bëjmë thirrje edhe ambasadës amerikane në Kosovë dhe Shqipëri,të kërkojnë falje publike ndaj muslimanëve të vendit dhe siç janë distancuar udhëheqësit amerikanë në Amerikë,të distancohen edhe ambasadorët në Kosovë e Shqipëri.
Fyerja ndaj personalitetit të profetit Muhamed është fyerje ndaj 1.8 miliard muslimanëve që jetojnë në botë dhe është pika kulminante që është kufiri i tejkalimit të çdo vije të kuqe në popullatën muslimane.
Gjithashtu ne dënojmë vrasjen e ambasadorit amerikan në Tripoli dhe e konsiderojmë se vrasjet e tilla nuk janë vrasje në emër të islamit apo për të mirën e banorëve muslimanë,ato janë vrasje të inskenuara nga shërbimet sekrete jo myslimane.
Në rast të përsëritjes së gabimit që bënë disa shtete duke lejuar fyerjen e profetit Muhamed me gjëra të shpikura,ne do të bëjmë protestë para ambasadave të tyre dhe do t’i shpallim persona non grada diplomacinë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Për fund thërrasim politikanët e vendit ne Kosove dhe Shqipëri, ata që morën votat nga elektorati musliman ta dënojnë lejimin e shfaqjes së filmit kundër profetit Muhamed, dhe si kundërpërgjigje ndaj kësaj i kërkojmë që të mbajnë një seance parlamentare, ashtu si bën për Nene Terezën dhe te nderojnë figurën e profetit Muhamed.
Ne “Forumi i të rinjve muslimanë” jemi krenarë për profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe kemi bindje të fortë që i dërguari ynë,paqja e Allahut qoftë mbi të, është i ngritur në këtë botë dhe në botën tjetër dhe është larg shpifjeve që bëjnë njerëzit kundër tij.
Forumi i të rinjve muslimanë