Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqia bllokon qasjen ne faqet ku u publikuan karikaturat e Profetit Muhamed | |
- Gjykata e shkallës së dytë në Dijarbakir të Turqisë lëshoi një vendim për të ndaluar aksesin në disa seksione të caktuara të disa faqeve të internetit ku u publikua një karikaturë, e cila ndodhet në faqen e parë të numrit të sotëm të revistës satirike "Charlie Hebdo", raporton Anadolu Agency (AA). Ndërkohë, numri i parë i revistës franceze "Charlie Hebdo" pas sulmit ndaj personelit të redaksisë dhe vrasjen e dhjetë gazetarëve më 7 janar, doli dje. Numri i djeshëm është shtypur në tre milionë kopje, ndërsa në faqen e parë është një karikaturë e Profetit Muhamed. Një gjykatë në Dijarbakir duke marrë në konsideratë kërkesën e avokatëve Ercan Ezgina mbi kufizimin e disa seksioneve të portaleve të internetit që publikojnë karikaturat e profetit Muhamed, karikatura të publikuara në kopertinën e revistës franceze. Pas kërkesave në fjalë trupi gjykues ka deklaruar se kanë vendosur të ndalojnë aksesin në seksione të caktuara të disa portaleve në internet që ka publikuar karikaturën në fjalë në faqen e parë. Në vendimin gjyqësorë thuhet: "Mbrojtja e lirisë së shprehjes është e rëndësishme për të gjithë. Liria e shprehjes është subjekt i kufizimeve si dhe të drejtat e tjera personale dhe lirive. Në këtë kontekst, liria e shprehjes nuk i jep të drejtë një personi të veçantë që të thotë çdo gjë për një person tjetër. Ndonjëherë liria e shprehjes mund të jetë në konflikt me të drejtat personale të të tjerëve ". Ajo ka vënë në dukje se në rrethana të caktuara vlerat fetare, nderi dhe dinjiteti i një personi është mbi lirinë e shprehjes. Gjykata në përfundim është shprehur se liria e shtypit është e rëndësishme por po kaq e rëndësishme është edhe vlera ndaj besimit fetar. Profeti për një fe është shumë i rëndësishëm dhe si rrjedhojë çdokush duhet ta respektojë të paktën sa liria e fjalës thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.:
| |
|