Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Në bibliotekën e Berlinit prezantohen faqet e Kur’anit nga shekulli i shtatë | |
- Biblioteka shtetërore në Berlin ka ekspozuar shtatë faqe të Kur’anit të shkruara në pergamenë që datojnë nga shekulli i shtatë, në periudhën menjëherë pas vdekjes së Profetit Muhamed a.s.. Fragmentet e Kur’anit, të cilat besohet të jenë ndër më të vjetrat në botë, i përkisnin shkencëtarit gjerman i cili jetonte në Kajro në fillim të shekullit të 20-të, njofton agjencia Hina. Biblioteka Shtetërore e Prusisë, biblioteka kryesore akademike në Berlin, bleu arkivin e tij menjëherë pas vdekjes së tij, dhe në mesin e atyre letrave janë gjetur pjesë të Kur’anit të shtypura në një pergamenë të hollë. Këto faqe janë dërguar në laboratorin e universitetit zviceran ETH në Cyrih. Raportet e laboratorit treguan se pergamena daton nga periudha midis vitit 606 dhe 652, që do të thotë se këto fragmente të Kur’anit janë shkruar jo më vonë se 20 vjet pas vdekjes së Profetit Muhamed a.s., në vitin 632.:
| |
|