Kush është në linjë | 45 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 45 vizitorë :: 3 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Wed 6 Oct 2010 - 16:48 | |
| Ali Ahmeti në Bruksel, do të kërkojë datë për negociata Lobimi për caktimin e datës për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë me BE-në është arsyeja kryesore për vizitën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në Bruksel, informojnë nga partia në pushtet. Është paraparë që gjatë qëndrimit, që do të zgjasë prej sot deri të premten, Ahmeti të takohet me komisarin për Zgjerim, Shtefan Fyle, me shefin e sektorit për Maqedoninë në drejtorinë për Zgjerim të KE-së, Kristijan Hedberg, eurodeputetin slloven, Zoran Taler, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë në Bashkimin Evropian. Takimet janë në funksion të shfrytëzimit të kontakteve personale të Ahmetit dhe lobimit për caktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, si dhe për përshpejtimin e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, informojnë nga BDI-ja.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ahmeti do të realizojë takim edhe me përfaqësues të NATO-s. /Makfaks/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Presidenti Obama i shkruan ish presidentit Sejdiu Wed 6 Oct 2010 - 16:50 | |
| Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar një letër ish Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu."I nderuari Dr. Sejdiu, Në emër të popullit amerikan, ju shpreh falenderimet e mia më të thella për kontributin që ju keni dhënë për të forcuar miqësinë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës gjatë mandatit tuaj si President dhe, vërtet, gjatë tërë karierës suaj. Ju uroj për lidershipin dhe shërbimin në interes të vendit tuaj si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Kosova ka arritur progrese të mëdha gjatë mandatit tuaj, për të cilat Ju dhe shteti juaj duhet të krenoheni. Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbesin të përkushtuara për të punuar me pasardhësin tuaj dhe me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për të vazhduar progresin e arritur gjatë mandatit tuaj, me qëllim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin euroatlantik" thuhet në letrën që Obama i ka dërguar ish presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut. QIK | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Hillari Klinton viziton Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën Wed 6 Oct 2010 - 16:52 | |
| Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Ballkanin, javën e ardhshme, para se të ndalet në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.Gjatë udhëtimeve të saj, prej 11 e deri më 14 të këtij muaji, zonja Klinton, do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, për tu takuar me liderët dhe qytetarët, për “ta theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në komunitetin evropian dhe evro-atlantik”, theksohet mëtutje në njoftim.Në Bruksel, zonja Klinton, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe do të takohet me presidentin e BE-së, Herman Van Rompej dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ivanov: Emri të zgjidhet me rrugë arbitrazhi Wed 6 Oct 2010 - 16:53 | |
| Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë qëndrimit në Itali, kërkoi nga homologu Italian, Xhorxho Napolitano të inicojë që në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë të merret për model zgjidhja e kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Pala maqedonase kërkon që paralelisht me bisedimet për zgjidhjen e problemit rreth emrit të zhvillohet edhe procesi i integrimit të vendit. “E njoftova presidentin Napolitano se në kohën e fundit është krijuar atmosferë pozitive, dhe kthimi i besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë mundëson të vihet deri tek zgjidhja e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Në atë drejtim ishte edhe angazhimi i kërkuar nga ai që të inicojë në rastin tonë të merret shembulli i Sllovenisë dhe Kroacisë, në të njejtën kohë të zhvillohen dy proceset edhe procesi i integrimit dhe gjetja e zgjidhjes për problemin bilateral”, tha Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisë. Për dallim nga presidenti Ivanov, Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, kërkon që vendi të bëhet pjesë e NATO-s me referencën e përkohshme IRJM pasi Konjanovski nuk beson se brenda dy viteve mund të zgjidhet çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë “Një kohë të gjatë kemi problem të gjejmë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të dyja palët, ne duam të zgjedhim sepse e shofim ardhmërinë e Maqedonisë në NATO, pro fakt është se 18 vjet vështirë është të gjindet zgjidhje e tillë, dhe askush nuk mund të garantojë se për 3 muaj, 1 vjet apo dy vjet do të gjidnet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.Mendoj se duhet të gjindet zgjidhje, ndoshta ajo është referenca er përkohshme me qëllim që Maqedonia të integrohet në familjen e NATO-s”, deklaroi Zoran Konjanovski, Ministër i Mbrojtjes. Gjatë qëndtrimit të tij në SHBA, Konjanovski takoi homologun e tij amerikan Robert Gejts dhe ish kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Xhon MekKejn. Shkëlzen Aqifi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shqiptari tre ditë ndalohet në aeroportin e Shkupit Wed 6 Oct 2010 - 16:57 | |
| Shtetasi nga Shqipëria Kastriot Seferi ndalohet për 72 orë nga policia maqedonase, ndërkohë që gjithë ky terror psikik, nuk merr një përgjigje zyrtare. Seferi u ndalua të premten në aeroportin e Shkupit teksa do të udhëtonte për në Hamburg të Gjermanisë. Shkak i ndalesës ka qenë dyshimi për vizë falso. Por edhe pse ekspertët konstatuan se viza nuk ishte false, autoritet policore nuk e lejuan të riun nga Shqipëria të vazhdonte rrugën, por nga aeroporti e zhvendosën në Qendrën transitore ku u mbajt pa asnjë arsye. “Pash që çdo gjë ndryshoi do të thotë me pamjen e parë të dokumentit tim si shqiptarë, ajo ishte thjeshtë një paragjykim që çdo shqiptarë është ilegalë. Kështu u pa ajo ngjarje. Pastaj ajo vazhdoi me disa pyetje provokuese dhe qesharake. Më tha se pse ke ardhur që të ikësh nga këtu, ku e ke vizën, ndërkohë që pasaporta ndodheshe para duarve të saj. Vazhdoi kontrollimin dhe erdhën tre të tjerë me uniforma duke kontrolluar pasaportën dhe ata vërtetuan se ne nuk mund ti themi false. Këmbëngulëse ishte vetëm një femër që nga fillimi”, tregon Kastriot Seferi, shtetas i Shqipërisë. Kastriot Seferi rrëfen se mbajtja e tij mund të konsiderohet ‘tallje’ me njerëz të pafajshëm madje ndaj tij janë shkelur shumë të drejta. Atij i është lejuar vetëm një telefonatë e shkurtër me të cilën nuk ka mundur të sqarohet me avokatin e tij. “..më morën dhe më futën brenda në aeroport, ishin disa dhoma izolimi, edhe më thanë të pres derisa të vinë inspektorët. Inspektorët kanë ardhur në 17:30 – 18;00, pasdite. 04:53 E vërtetuan edhe ato që ishin inspektorë që deri diku merreshin vesh, dhe ata e vërtetuan që kjo vizë nuk mund me qenë falso. Por prapë se prapë po qëndroja brenda. Prej aty më kanë nxjerr prej aty më dërguan në një vend nuk e di si quheshe, tranzicion, transit këto që i çonin ilegalët, nuk e di si quhet ajo zona. Aty më futën me arsyetim deri sa të sqarohet çështja e jote", shton Kastriot Seferi. I riu nga Shqipëria paralajmëron se do të ndërmerr të gjitha hapat juridik për sqarimin e kësaj çështje. Ndërkohë edhe nga Ministra e Brendshme në linjë telefonike për Alsat-M vërtetojnë rastin, dhe deklarojnë se i riu nuk është arrestuar, por është ndaluar nga policia dhe është vendosur në qendrën transitore për shtetas të huaj që nuk posedojnë dokumente të rregullta ose jo valide. Sipas zëdhënësit Kotevski, Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Interpolin kanë punuar në zbardhjen e rastit. Kotevski madje tha se Seferi është mbajtur me kërkesë të zyrtarëve gjermanë të cilët kishin kërkuar kohë shtesë për të vërtetuar vlefshmërinë e vizës. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Fuere mbështet projektin për sheshin “Skënderbeu” Wed 6 Oct 2010 - 16:58 | |
| Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere mbështet projektin e Komunës së Çairit për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”. Ai ka uruar komunën për këtë projekt madhor duke thënë se kjo iniciativë e bën Çairin simbol të paraqet një komunë multietnike. Fuere gjithashtu theksoi se debatet e hapura lidhur me projektin sheshi “Skenderbeu” do t’i ofrojnë qyetarëve mundësinë që të shprehin mendimet e tyre lidhur me projektin. “Kuptohet se ky është një proces normal në shumë vende, që qytetarëve t'u jepet mundësia që ta shprehin mendimin e tyre dhe kështu do të rritet ndjenja e pronësisë për këtë ide. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme dhe unë jam shumë i sigurt që në fund kjo iniciativë do të ketë rezultate të shkëlqyeshme dhe kështu do të jetë një simbol për komunën multietnike siç është Çairi dhe të bëhet simbol për Shkupin multietnik, si kryeqytet i shtetit dhe kështu me rradhë.”, deklaroio ambasadori Fuere. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Projekt ideor për bibliotekën dhe teatrin në Tetovë Wed 6 Oct 2010 - 17:00 | |
| Është promovuar sot në shtëpinë e Kulturës në Tetovë, projekti ideor për ndërtimin e objektit të ri të Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës. Projekti fitues i titulluar, ‘Perde’ është punuar nga ‘Arhing Group’.“Ekziston një mbështetje e fuqishme nga Qeveria edhe nga Komuna, që ky objekt përfundimisht të fillojë të ngritet në qendër të Tetovës, ashtu siç e meritojnë tetovarët dhe qyteti” tha Haki Fazliu, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tetovë. Projekti përfundimtar pritet të jetë gati në tre muajt e ardhshëm ndërsa punimet do të fillojnë pasi te ketë përfunduar edhe procedura e revizionit. Zv/kryeministri Ademi pret që përurimi i punimeve të bëhet në pranverë ndërsa mjetet për ndërtimin e objektit do të sigurohen nga buxheti i vitit 2011.“Tetovës i takon që të ketë kësi lloj objekti edhe për faktin që është një ndër qytetet më të mëdhaja në Maqedoni por edhe se Tetova është qytet i dy universiteteve dhe me disa mijë studentë por edhe me fakultet të arteve këtu” tha zv.kryeministri Abdylaqim Ademi. Projekti ideor parashikon që objekti i ri i Bibliotekës dhe Teatrit të jetë 4 katësh në të cilat do përfshihen sallat për librat, amfiteatri, hapësira për ansamblin e këngëve dhe valle, disa salla për lexim dhe për punonjësit e administratës si dhe vend të posaçëm për parkingun e makinave. Bashkim Sulejmani | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |